“Mafia shqiptare, e dyta pas Italisë”, prokurori italian: Ja lidhjet me Ndraghetën
Nicola Gratteri, prokurori italian ishte këtë të enjte i ftuar në një intervistë për Euronews Albania ku tha se mafia shqiptare është mafia e dytë më e fuqishme në Europë pas asaj italiane sa i takon tregut të drogës.
Ai tha se sa mafia shqiptare ekziston pasi kur një organizatë kriminale arrin të kontrollojë territore e të nxisë frikë në opinionin publik, atëherë nuk janë thjesht një grup njerëzish të implikuar në krime, por mafie.
“Mafia shqiptare është mafia e dytë pas asaj italiane sa i takon tregut të drogës. Ajo është në bashkëpunim të ngushtë me Ndraghetën. Ka një organizatë kriminale dhe një organizatë që organizon një dërgesë droge ose kryen një seri grabitjesh. Por në momentin kur ajo bëhet e strukturuar, domethënëse dhe e qëndrueshme në territor, nuk mund të flitet më për organizata kriminale por për mafie. Pra kur një organizatë arrin të kontrollojë territorin e të nxisë frikë në opinionin publik, kemi të bëjmë me mafian”,-tha prokurori italian.
I pyetur nga gazetari Thimi Samarxhiu se si bashkëpunojnë grupet shqiptare me mafian Ndragheta të italisë, prokurori u përgjigj:
“Deri më tani kemi parë klanet shqiptare, maqedonase, të specializuara për transportin e kokainës në europë. Së fundmi shqiptarët janë në gjendje të shkojnë në Amerikën e jugut, të blejnë sasi të konsiderueshme droge dhe ti sjellin në Europë. Shikoj një hov cilësor në zhvillimin e tyre”,-tha Gratteri.
LEXONI GJITHASHTU:
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim
Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit
- 22:51 Real Madrid konfirmon largimin e Arbeloas, hapet rruga për Mourinhon
- 22:26 Nga Kristaq Kume te Edlira Çepani, kush janë firmëtarët e nismës për ndryshime në Kodin Zgjedhor
- 22:22 Ministrit izraelit të financave i ndalohet hyrja në Francë
- 21:56 “Protestë model”, Karamuço: Protestuesit të kenë kujdes nga provokatorët dhe të infiltruarit
- 21:55 Rama mbron projektet në Sazan dhe Zvërnec: Patriotizmi nuk matet me parulla
- 21:31 Tensione në Hormuz, Irani paralajmëron forcat e huaja të largohen pas kërcënimeve të SHBA-së për sulm