Ku investon mafia shqiptare? Prokurori italian: “E ashpër, e dhunshme dhe efikase”

20 Qershor 2024 | 13:04

Nicola Gratteri, prokurori italian ishte këtë të enjte i ftuar në një intervistë për Euronews Albania ku tha se mafia shqiptare nuk ka leverdi që t’i investoi paratë në Shqipëri.

Sipas studimeve të tij mafia shqiptare investon në vende si Holanda dhe Gjermania ose Italia e veriut.

“Nuk mendoj se mafias shqiptare i leverdis të investojnë në Shqipëri. Mendoj se mafia përfshi atë shqiptaren ka interes të investoi në vende më të zhvilluara dhe të pasura ku kanë mundësi të fshehin paratë. Investimet e mafias italiane si hotele, restorante janë nga Roma e sipër, në veri të Italisë. Ndaj dhe mendoj se këto organizate dhe ato shqiptare investojnë për shembull në Holandë ose Gjermani në vende të pasura dhe  me shumë aktivitet”, tha Gratteri.

Ai tha se e njeh mjaft mirë mafian dhe ajo shqiptarja diferencohet sepse është shumë më efikse dhe ka një struktutë të dhushme.

“Mafia shqiptare është një strukturë e ashpër e dhunshme dhe shumë efikase. Ashpërsia e saj e bën të frikshme në panoramën ndërkombëtare. Shqiptarët janë shumë të vendosur në planin kriminal” tha ai.

LEXO GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrebeshe të forta shiu përfshijnë Elbasanin, vështirësi në qarkullimin rrugor

Rrebeshe të forta shiu kanë përfshirë pasditen e së mërkurës qytetin e Elbasanit dhe zonat përreth, duke sjellë vështirësi të përkohshme në qarkullimin rrugor. Reshjet,...
16:47 | 24/06/2026

Rrufeja godet tufën e bagëtive në Librazhd, ngordhin 14 dhi

Një tufë dhish është goditur nga rrufeja në fshatin Spathar, në Njësinë Administrative Qendër të Librazhdit, në vendin e njohur si “Arrës”. Si pasojë e...
16:42 | 24/06/2026

Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)

Një automjet tip fuoristradë është përfshirë nga flakët në hyrje të tunelit të Llogarasë këtë të mërkurë. Sipas pamjeve, forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur...
14:13 | 24/06/2026