Lukova, destinacioni i të huajve! Plazhet e virgjëra e natyra tërheqin vizitorët

20 Qershor 2024 | 18:15

Plazhet e fshatit të Lukovës, kanë filluar të tërheqin jo pak vemëndjen e turistëve të huaj, për ujërat e pastërta, qetësinë dhe kombinimin perfekt të natyrës mes detit e maleve.

Rafaela nga Italia vjen për herë të parë në Lukovë dhe ka mbetur pa fjalë nga mënyra se si plazhet kanë mbetur të paprekura, nga dora e njeriut.

“Jam Rafaela dhe vij nga Rimini, është hera e parë që vij me mikun tim, po më duket shume bukur këtu në këtë vend të virgjër e të pa prekur, jemi shumë të kënaqur këtu. Ka pak njerëz në fakt, por kjo gjë po na pëlqen sepse po e shijojmë për vete. Natyra këtu varet nga vendet ku shkon, kam parë vende shumë të modifikuara dhe vende si këtu që janë kaq natyrale dhe të pa prekura”, tha Rafaela.

“Unë ua këshilloj dhe sugjeroj njerëzve të mi të gjithëve të vijnë dhe të shijojnë vende të tilla të virgjëra, po ua këshilloj të vijnë këtu sepse jam e bindur që do gjejnë relax dhe do ndihem shumë mirë”, shtoi ajo.

Edhe për ketë turist polak është hera e parë, që ka mbërritur për pushime në Lukovë dhe që tani po bën plane me miqtë për t’u rikthyer sërish, për shkak të çmimeve të lira.

“Jam i impresionuar sepse ne polakët nuk e dimë sesi do jetë Shqipëria. Ne nuk kemi ardhur më përpara ketu, por çdo gjë është shumë mirë dhe jam impresionuar për mirë, natyra dhe njerëzit janë të mrekullueshëm. Çmimet janë pothuajse si në vendin tonë kështu që për ne është njëlloj, madje hotelet janë më të lira se në Poloni”, tha një turist polak.

“Përshtypja ime për Lukovën është një pamje e bukur siç shihet, mot i mirë, njerëz miqësorë është shumë bukur. Më pëlqejnë rrugët nëpër male këtu dhe na pëlqen çdo gjë sa që tani po bëjmë plane për tu kthyer sërish vitin tjetër këtu për pushime”, shtoi ai.

Plazhet e Lukovës të preferuar nga pushuesit shqiptarë ndër vite, kanë tërhequr shumë shtetas të huaj vitet e fundit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bashkia Vlorë apel qytetarëve: Kujdes nga stuhitë dhe erërat e forta ditën e premte

Pas parashikimeve meteorologjike për përfshirjen e zonës së Vlorës nga fenomene të paqëndrueshme atmosferike gjatë ditës së premte, Bashkia Vlorë u ka bërë apel qytetarëve...
15:33 | 23/07/2026

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu

Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg” me një masë më...
15:19 | 23/07/2026

Seanca plenare, mbërrin në Parlament kryeministri Rama. Policia formon gardhin metalik (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Parlament, aty ku po mbahet seanca e radhës plenare. Gjatë ditës së sotme nuk kanë munguar tensionet, si jashtë...
14:45 | 23/07/2026