“Dumani show me dosjet”- Gazetarja debat me Iljazajn: Korrupsionin e heton SPAK
Gazetarja e aktivistja Aranita Brahaj dhe gazetari Ervis Iljazaj kanë debatuar në studion e emisionit “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, lidhur me ecurinë e punës së SPAK.
Brahaj tha se SPAK duhet të mbyllë njëherë dosjet që ka marrë përsipër dhe pastaj të presë të tjera, pasi sipas saj, ky institucion po bën thjesht show me to.
Nga ana tjetër, Iljazaj e hodhi poshtë pretendimin e saj, duke thënë se SPAK është i vetmi institucion që duhet të hetojë korrupsionin e zyrtarëve.
Ai tha gjithashtu se Shqipëria është i vetmi vend që ka një Ministri Anti-Korrupsion, e cila sipas tij nuk ekziston në asnjë vend të Europës.
Pjesë nga diskutimi në studio:
Brahaj: Nëse ti ke dosje në dysheme dhe pret dosje të tjera, mbaro njëher ëpunë me këto, pastaj prit të tjera. Se dhe institucionet thonë po pse t’i çojmë ne, kur nuk kanë mbaruar punë me këto.
Iljazaj: Po ça llogjike është kjo. Ai konstatoi një problem. Ai tha që administrata nuk më sjell kallëzime. Në dogana ka korrupsion, ka. Në tatime ka korrupsion, ka. Nuk kanë sjellë asnjë dosje tha.
Brahaj: Dogana nuk merret me krimin në nivel politik, në nivelin e lartë. Nuk ka prokurori Durrësi, Tirana.
Iljazaj: A ka organ audit atje. Është korrupsioni i zyrtarëve, janë të SPAK ato, i heton SPAK. Logjika e Dumanit kur ka thënë këtë deklaratë është kjo që ‘mos prisni që çdo gjë të vijë nga SPAK’.
Brahaj: Të vazhdojë të nxjerrë në dritë këto dosje njeherë, o mbylli o hapi. Ti bën shou me dosjet.
Iljazaj: Ne jemi vendi kampion i reformave kundër korrupsionit. Kemi një ministri kundër korrupsionit. Në Europë kjo ministri nuk ekziston.
LEXONI GJITHASHTU:
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)