Mbahet seanca në Apel për Safet Gjicin, SPAK kërkon dënimin dhe për korrupsion
Prokuroria e Posaçme nuk heq dorë nga kërkesa për të dënuar Safet Gjicini për akuzën e “Korrupsionit” dhe “Shpërdorimit të detyrës”.
Në senacën e sotme në gjykatën e posaçme të Apelit prokurorja ka kërkuar dënimin e tij me 4 vite e 6 muaj burg dhe për Alma Kaçin 1 vit e 5 muaj burg mbi akuzën e korrupsionit aktiv.
Të dy përfitojnë uljen e 1/3 së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Prokurori nuk ishte dakort me ndryshimin e akuzës dhe uljen e dënimit që u bë nga Gjykata e Shkallës së Parë.
Avokati i Safet Gjicit kërkoi pafajësi. Alma Kaçi nuk u paraqit as në këtë seancë, gjithashtu as avokatja e saj mbrojtëse. Në këto kushte gjykata caktoi avokatin kryesisht, Arben Peci i cili kërkoi pafajësi. Vendimi do të jepet më 24 Qershor ora 14:00.
Safet Gjici u dënua më datë 7 shkurt të këtij viti nga shkalla e parë me 3 vite burg, në aplikim të gjykimit të shkurtuar dënimi i konvertohet në 2 vite, nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.
Përveç dënimit, Gjykata e Posaçme Antikorrupsion i hoqi Gjicit të drejtën për të ushtruar funksione publike për 5 vite.
Ndërsa për Alma Kaçin, gjykata vendosi dënim me 1 vit e 6 muaj, me gjykim të shkurtuar dënimi zbriti në 1 vit heqje lirie. Ndaj kësaj të fundit u ngrit akuza e “Prostitucionit”.
LEXONI GJITHASHTU:
Dita e 36-të, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës
Zjarri në Drizë dhe Peshtan vihet nën kontroll pas mbi 9 orësh operacion, u evakuuan përkohësisht 7 familje
“Mund të anulohet samiti i NATO-s në Shqipëri në 2027 prej buxhetit?” Profesor Shala jep shpjegimin
- 22:10 Dita e 36-të, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës
- 22:07 Zjarri në Drizë dhe Peshtan vihet nën kontroll pas mbi 9 orësh operacion, u evakuuan përkohësisht 7 familje
- 21:50 “Mund të anulohet samiti i NATO-s në Shqipëri në 2027 prej buxhetit?” Profesor Shala jep shpjegimin
- 21:41 “Arrestime, investime miliardëshe..”, gazetari: Ankaraja e blinduar për Samitin e NATO-s, Trump do pritet me një delegacion të madh
- 21:05 Riorganizimi i Qendrës së Mjekësisë Familjare, institucioni: Nuk ndryshon shërbimi për pacientët
- 21:03 Samiti i NATO-s më 7-8 korrik, Meçollari: Shqipëria nuk plotëson kriteret e NATO-s për buxhetin, harxhuam më pak