Shpërthyen lëndë piroteknike në oborrin e shkollës, kapen në flagrancë të rinjtë

21 Qershor 2024 | 10:08

Policia e Dibrës ka proceduar penalisht një 28-vjeçar, i cili së bashku me një adoleshent të moshës 16-vjeç, kanë shpërthyer lëndë piroteknike në ambientet e një shkolle 9-vjeçare në qytetin e Peshkopisë.

Dy të rinjtë u arrestuan në flagrancë pak pas mesnate, pasi kishin hyrë në ambientet e oborrit të shkollës dhe kishin shpërthyer një sasi të konsiderueshme fishekzjarresh.

Ata i kishin vendosur lëndët piroteknike në formë zemre duke u treguar dhe “artistik” në shpërthimin e tyre.

Cënoi sigurinë publike nga përdorimi pa kriter i lëndëve piroteknike, në orët e mesnatës, procedohet penalisht 28-vjeçari.

Policia ka referuar në prokurori materialet për 28-vjeçarin, i cili akuzohet për veprat penale “Prishja e qetësisë  publike” , “Shkelja e rregullave  mbi përdorimin e lëndëve plasëse” dhe “Keqtrajtimi i të miturit”.

“Sjellim në vëmendje se në zbatim të ligjit 73, viti 2021 “Për hedhjen në treg dhe mbikëqyrjen e artikujve pirotetenik”, Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, janë të vendosur për goditjen e kësaj paligjshmërie dhe bën thirrje për të gjitha subjektet që tregtojnë artikuj piroteknikë, si dhe qytetarëve, që të respektojnë kërkesat e neneve 15, 16 dhe 26 të ligjit “Për magazinimin, shitjen dhe përdorimin e artikujve piroteknikë si dhe masat e sigurisë”.

Në të gjitha rastet kur shërbimet e policisë, do të konstatojnë përdorimin e lëndëve piroteknike në kundështim me këtë ligj, për subjektet dhe personat përgjegjës, përveç masave administrative të cilat do të shoqërohen me gjobat përkatëse dhe me sekuestrime të lëndëve piroteknike, do të procedohen dhe penalisht”, apelon policia e Dibrës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026