Familjarët e dhunuan se refuzoi fejesën, aktivistja: Vajza ishte e sëmurë, ligji…

23 Qershor 2024 | 11:34

Aktivistja Sevim Arbana tha  në një intervistë për Euronews Albania se tre meshkujt që dhunuan të afërmen e tyre 29-vjeçare që vuante nga epilepsia, mund të përballen me 15 vite burg.

Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur në Vlorë, ku vajza 29-vjeçare u dhunua nga babai, vëllai dhe i fejuari, pasi kundërshtoi që të niste bashkëjetesën me këtë të fundit.

“Gjithë çudirat që ne dëgjojmë çdo ditë, nuk habitemi më por duhet të jemi realisht në një tolerancë zero. Të gjithë institucionet, duhet të jenë intolerantë në këto raste. Këta familjarë që kanë bërë aleancë kundër një individi të familjes, të cilën duhet ta mbroni, pasi paska edhe një sëmundje që është epilepsia.

Kjo e tregon më keq maskilizmin dhe patriarkalizmin që kjo familje ka dashur ta heqë qafe këtë vajzë duke e martuar kundër dëshirës së saj, ndaj kur kjo ka kundërshtuar shiko si kanë reaguar. Në këtë kontekst policia dhe prokuroria nuk kanë nevojë të presin, duhet të dënojnë tre agresorët.

Ligji parashikon 15 vite nëse nuk ka shkaktuar plagë të rënda që shkojnë deri në vdekje dhe që mund të rrezikojnë shëndetin fizik dhe mendor të viktimës. Ne duhet realisht të fokusohemi te ligji. Në momentin që ligji e ka tolerancën zero, mentaliteti do të ndryshojë”,-tha Arbana.

Uniformat blu kanë vënë në pranga babin e saj, Astrit Barjamin, vëllain Erlind Barjami dhe të fejuarin Armandi Janka.

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga blutë e Vlorës, në banesën e 60-vjeçarit u gjet dhe u sekuestrua një armë gjahu dhe municion luftarak.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gara për Prishtinën, Përparim Rama zbulon projektin ambicioz

Përparim Rama, Kryetar i Komunës së Prishtinës, ka dhënën një intervistë në Euronews Albania për gazetaren Alba Xhani, ku dha arsyet pse qytetarët e Prishtinës...
14:52 | 04/10/2025

Rusia kërcënon Europën/ Deputetja ukrainase: Ja plani që ka Putin për luftën

Yulia Sirko, deputete e Parlamentit të Ukrainës, në një lidhje të drejtpërdrejtë për Euronews Albania, foli për situatën në Ukrainë dhe mundësitë që ka Rusia...
12:18 | 04/10/2025

Më i votuari në listën e hapur të PS, Gonxhja: S’u kam shkuar njerëzve nëpër shtëpi

Ministri i Kulturës Blendi Gonxhja, më i votuari në listën e hapur të Partisë Socialiste të Tiranës tha në një intervistë për Euronews Albania se...
13:41 | 18/05/2025