“E vështirë kur fëmija kërkon babanë”- Taksistja: Partneri donte të më nënshtronte

22 Qershor 2024 | 19:25

Sindi Dhrami është taksistja me origjinë nga Qeparoi, e cila mbrëmjeve shpërndan klientët në destinacione të ndryshme nëpër Shqipëri.

Ajo rrëfen për emisionin “Real People” në Euronews Albania se ka rënë në dashuri dhe ka bashkëjetuar me partnerin disa vite me të madh, që kur ishte 14 vjeç.

Ata kanë 2 fëmijë, nga të cilët vajza ka lindur kur Sindi ishte 16 vjeç. Sot, pas ndarjes, ajo kujdeset e vetme për rritjen e fëmijëve të saj.

Sipas Sindit, ish-bashkëshorti ndryshoi për keq pas lindjes së vajzës, e ofendonte dhe tentoi ta nënshtronte, por ajo tha se e gjeti derën e familjes së saj të hapur dhe ai nuk ia arriti qëllimit.

“Unë vajzën e kam si shoqe. Nuk e dallon njeri që unë jam një nënë. Me vajzën bashkëshorti më ka ndihmuar jashtë mase shumë. Ai zgjohej natën që e ushqente, ai e ndërronte, ai e vinte në gjumë. Më pas ai ndryshoi sjelljen komplet, 360 gradë. Ishte personi më i mirë, më i sjellshëm, por shoqëria të prish. Shoqëria dhe leku. Ishim një çift që bënim punën tonë, pastaj ai hapi bizneset e tij, na ndihmoi shumë edhe familja e tij. Ai ka qenë pak tip rrugaç më parë, por ndryshoi për mirë.

Pastaj me lindjen e vajzës ai ndryshoi sërish për keq. Filluan mosmarrëveshjet, sherret, të gjitha mosmarrëveshjet që kishte një familje. Nuk e kisha menduar se do të shkonte kështu marrëdhënia. Gabimi ishte i të dyve. Unë duhet të isha përkushtuar më shumë ndaj tij, sepse me lindjen e fëmijëve, u përkushtova te ata dhe e largova vëmendjen nga ai. Ai ishte shumë xheloz. Fëmija i dytë kanë qenë momentet që ne nuk e shikonim më fare njëri-tjetrin.

Edhe thashë po sikur të ndryshojë, ta provojmë edhe njëherë, mbase do ndryshojë. Kur linda djalin, nuk ka qenë fare i përkushtuar. Kur isha shtatzanë nuk ka qenë me mua në asnjë moment. Edhe kur linda, isha vetëm. Ishte personi që do të doja më shumë të ishte në atë moment. Thoshte që do vij, por nuk erdhi. Më ka ofenduar në të gjitha mënyrat.

Më thoshte ule hundën, por pse dua t’i pranoja unë ofendimet? Nuk ia dilja dot vetëm unë të rrisja dy fëmijët? U zumë dhe ika nga shtëpia në një moment që ai ishte aty. Ai donte që dera e familjes sime të ishte e mbyllur dhe unë të nënshtrohesha. Është shumë e vështirë kur fëmija kërkon babanë dhe nuk di si t’ja plotësosh”, tha Sindi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026