U bë nënë 16-vjeçe, rrëfehet taksistja: Isha në gjimnaz, si e pritën lajmin familja
Sindi Dhrami është taksistja me origjinë nga Qeparoi, e cila mbrëmjeve shpërndan klientët në destinacione të ndryshme nëpër Shqipëri.
Ajo rrëfen për emisionin “Real People” në Euronews Albania se ka rënë në dashuri dhe ka bashkëjetuar me partnerin disa vite me të madh, që kur ishte 14 vjeç.
Ata kanë 2 fëmijë, nga të cilët vajza ka lindur kur Sindi ishte 16 vjeç. Sot, pas ndarjes, ajo kujdeset e vetme për rritjen e fëmijëve të saj.
“Jam me origjinë nga Qeparoi, nga Himara. Kam 3 motra. Jam 21-vjeçe. E shikoj veten shumë më të pjekur se 21-vjeçaret e tjera. Kam një jetë familjare, një jetë normale, nuk e kam jetën si gocat e tjera. Nuk është se dal shumë. Punë, shtëpi, bëj pushime, etj. Nuk më pëlqen të shkoj në diskoteka, nuk më pëlqen shoqëria e keqe. Më thoshin gjithmonë çuni i babit.
Jam më e lidhur me babin, sepse jam edhe kopja e babit. Kam qenë e praptë. Jam shumë kundër bullizmit sidomos nëpër shkolla. Rrija çunat, kur shihja se ata sulmonin të pambrojturit. Gjithmonë kam punuar, që 12-vjeçe. Jam lidhur 14-vjeçe. Ishte komplet një jetesë tjetër. Fillova direkt bashkëjetesën. Isha zonjë shtëpie. U bë lidhja shumë familjare direkt.
Jetuam njëherë më prindërit e mi, pastaj veç. Në klasë të 7-të. E kam njohur te puna e mamit. E kam pasur gjithmonë si një mësues. Më ka shkolluar, më ka mbajtur afër për çdo gjë. Mami mërzitej kur ziheshim, por nuk e kam lejuar shumë të ndërhyjë në lidhjen tonë.
Nuk më ka ndaluar, siç janë çiftet e sotme që e ndalojnë për çdo gjë. Unë kam pasur aprovimin e tij. Kam edhe 2 fëmijë. Linda në moshën 16-vjeçe fëmijën e parë. Ishte e paplanifikuar. Isha në një moment shkolle, sapo kisha nisur vitin e parë. Kam qarë, lot gëzimi, por asnjëherë lot mërzie. Mami e ka marrë vesh para bashkëshortit. Babi nuk tha gjë, iu bë qejfi”, tha Sindi.
LEXONI GJITHASHTU:
I përfshirë në vrasjen e ish-policit Santiago Malko, Ilir Selmani shoqërohet në GJKKO nën masa të rrepta sigurie
Shqiptari humb jetën me Yamaha R1 në Itali, u përplas me një automjet që drejtohej nga një 67-vjeçare
Policia e Durrësit kontrolle për ndotjen akustike në zonat turistike, monitorohen lokalet me muzikë
- 11:28 Kush janë deputetët demokratë që kundërshtuan vendimin për bojkot të seancave plenare
- 11:18 Projektligji për “tokat bujqësore”, Bylykbashi debat me Manjën, Gjiknuri voton kundër
- 11:15 Ish-kryebashkiaku socialist i Divjakës merret i pandehur nga SPAK për shpërdorim detyre
- 11:09 Vrasja e Renis Dobrës, GJKKO zgjat me 3 muaj hetimet për vëllezërit Bushgjokaj
- 11:01 SHBA heton dronët iranianë në Kubë, Trump: Do ndërmarrim veprime!
- 10:56 “E hodha unë nga ballkoni, më falni”, ish-i dashuri pranon vrasjen e 13-vjeçares shqiptare në Itali