“101 histori njerëzore”/ Gazetari Nika publikon librin e tij “Të Pangjashmit”
101 histori të njerëzve të zakontë, të takuar gjatë 50 viteve gazetari në Sarandë Thoma Nika i ka përmbledhur në librin e tij me titull “Të pangjashmit”.
“Vitin që vjen mbushen plote 50 vite në rrugëtimin tim me gazetarinë. Dhe është një eksperiencë, që nëse do më pyesje a do të bëje të njëjtën gjë do të thosha me bindje po”-tha Thoma Nika, gazetar.
“Këto janë histori të mbledhura, ndër vite profile , personazhe një pjesë e të cilave janë shkruar pas viteve 2000′”
Këta janë vetëm disa nga historitë, ku ai ka gjetur të jashtëzakonshmen brenda njerëve të qytetit të tij, që u përkasin moshave të ndryshme.
“Ata janë njerëz që më kanë shoqëruar shumë vite, dhe mjaft prej tyre e kane parë veten si personazhe ne vitet pas 2000′, por njëkohësisht edhe njerëz të ditëve të sotme që më kanë bërë përshtypje, siç ka qen taksistja e vetme në qytet, siç është një gazetar “kid” ose çilimi ta themi në thonjëza, po kështu ka njerëz të jashtëzakonshëm… Këtu mendoj se është zotësia e gazetarit brenda të zakonshmes të gjej të jashtëzakonshmen, dhe është një aftësi.”
Me një karrierë të ndarë mes dy sistemeve, Thomai mundi të shkruante historitë reale të njerëzve vetëm pas komunizmit. Edhe pse të ndiqte pasionin në kohë trazicioni nuk ishte e lehtë.
“Nëse fakulteti i gazetarisë më mësoj të shkruaj, sistemi i kohës më mësoj të mos shkruaj, të jem i kujdesshëm në atë që shkruaj”-tha Nika.
“Gazetaria në vitet e post komunizmit, është një gazetari e lirë, e pakrahasueshme. Ne u ndjemë ajrin e të thithurit informacion dhe dhënies së informacionit të paanshëm. U desh që të punoja, të bëja punë të ndryshme larg gazetave, por brenda misionit për të informuar.”
Për gazetarin që ka shkruar për gjysmë shekulli historitë dhe jetën e njerëzve, botimi I tyre sipas tij ishte një mision i nisur vite më parë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Policia shpërndan protestuesit pro palestinezë në Universitetin e Kalifornisë
- Indeksimi i çmimit të barnave/Farmacistët: Ulja e çmimeve ka shkaktuar dëm financiar
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë