Vizita e presidentit polak në Kinë, përmirësohen marrëdhëniet dypalëshe
Presidenti kinez Xi Jinping foli sot në Pekin me homologun e tij polak Andrzej Duda për përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe midis dy vendeve, si dhe për promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm të mekanizmit të bashkëpunimit midis Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore.
“Shkëmbimet dhe bashkëpunimi midis dy vendeve në fusha të ndryshme janë zgjeruar dhe thelluar. Popujt e të dy vendeve kanë përfituar dukshëm nga frytet e bashkëpunimit,” tha Xi, duke shtuar se Polonia ishte një nga vendet e para që njohu Republikwn e Kinës, raporton radioja ndërkombëtare e Kinës.
“Të dy vendet duhet të forcojnë bashkëpunimin në tregti, bujqësi, ekonominë dixhitale, industrinë e gjelbër, energjinë e pastër dhe fusha të tjera. Kina mirëpret vendosjen e më shumë produkteve bujqësore dhe ushqimore polake me cilësi të lartë në tregun kinez. Kina shpreson që Polonia do të ofrojë të drejtë , një mjedis biznesi të barabartë dhe jodiskriminues për ndërmarrjet kineze”, tha Xi.
Duda vuri në dukje se vizita shtetërore e Presidentit Xi Jinping në Poloni në vitin 2016 ishte një moment historik i rëndësishëm në zhvillimin e partneritetit gjithëpërfshirës strategjik polako-kinez.
Ai shtoi se Polonia është e gatshme të zgjerojë bashkëpunimin me Pekinin në sektorë të rinj si inovacioni, ekonomia dixhitale dhe automjetet e reja të energjisë.
LEXO GJITHASHTU:
- Euro 2024| Austria mposht Poloninë me rezultatin 3-1
- Kina dhe Franca nisin misionin drejt hapësirës për të kuptuar më mirë gjithësinë
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.