Kushtetuesja në Kosovë refuzon kërkesën për pezullimin e vendimit të BQK për dinarin
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka shpallur të papranueshëm kërkesën e Vasilije Arsiqit, që gjykata të vlerësojë kushtetutshmërinë e rregullores të Bankës Qendrore të Kosovës, që ka hyrë në fuqi më 1 shkurt.
Kushtetuesja tha se Arsiq kishte kërkuar vendosjen e një mase të përkohshme, përkatësisht që të pezullohej zbatimi i rregullores, që parasheh euron si monedhën e vetme për pagesa me para të gatshme.
Megjithatë, Gjykata Kushtetuese konstatoi se parashtruesi nuk kishte shterur të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj për të mbështetur pretendimet për cenim të të drejtave dhe lirime themelore të njeriut.
Arsiq në kërkesën e tij kishte argumentuar se rregullorja në mënyrë të tërthortë është diskriminuese ndaj komunitetit serb, “pasi që në radhë të parë prek komunitetin serb në Kosovë edhe pse vetë rregullorja nuk përmban shprehimisht dispozita diskriminuese, fakti që zbatimi i saj është diskriminues tregon diskriminim indirekt”.
LEXONI GJITHASHTU:
Vendimi për ish-krerët e UÇK-së do të merret brenda datës 20 korrik
Ish-themeluesi UÇK-së, Xhavit Haliti: Goxhaj të tregojë kë ka pasur komandant
Përplasje fizike mes 15 personash në Lipjan, shkak një pronë. 11 prej tyre përfundojnë në spital
- 20:35 Republikanët në Senat hedhin poshtë rezolutën mbi fuqitë e luftës të Donald Trump
- 20:33 Arakchi: Irani dhe Omani do të zhvillojnë bisedime për menaxhimin e Ngushticës së Hormuzit
- 20:28 Një zjarr shpërthen në Greqinë qendrore, avionë, helikopterë dhe 105 zjarrfikës janë në terren
- 20:23 Rubio e përmbyll turneun në Gjirin Persik me mesazhe qetësuese për aleatët rajonalë
- 20:04 Rritet ndjeshëm trafiku detar në Ngushticën e Hormuzit, niveli më i lartë pas luftës SHBA-Iran
- 20:04 Protestuesit ritheksojnë kërkesat: Dorëheqja e Ramës dhe qeveri teknike