Iljazaj debat me Kason: Po bëni protestë kundër SPAK e Dumanit, jo kundër Ramës
‘Kjo protestë është për të treguar forcën e Sali Berishës”,-kështu e komentoi gazetari Ervis Iljazaj protestën që Partia Demokratike do të zhvillojë në 11 korrik.
Kjo sipas Ivi Kasos, sekretarit për çështjet ligjore në Partinë Demokratike, është një deklaratë e gabuar, i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” ai tha se demokratët nuk janë një “tufë me budallenjë” që dalin në protestë për hallet personale të Sali Berishës.
Iljazaj tha se kjo qendron, por shtoi se në 70% të retorikës së liderit të PD, duket se kundërshtari kryesor është SPAK-u e për këtë arsye protesta mund të jetë më tepër kundër SPAK se kundër Edi Ramës.
“Ne nuk mund të dalim nga analiza pa paturparasysh pozicionin politik që ka Sali Berisha. ai në 70% të retorikës së tij është anti-SPAK dhe anti-Duman. Mua më lind pyetja dhe dyshimi qëe ky SAK-un e ka target, pse mos të kem dyshim që ky protestën e bën kundër SPAK-ut? SPAK-u dhe Dumani janë kundërshtarët e tij politik”,-tha Iljazaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin
Në ditën e 25-të të protestës, rilexohen para Kryeministrisë kërkesat e protestuesve
Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë në ditën e 25-të të protestës në Tiranë
- 20:56 Stuhia e shiut përfshin juglindjen e vendit (VIDEO)
- 20:39 Enver Hoxhaj reagon për protestën në Tiranë: Shqipëria e fortë është në interesin e çdo shqiptari
- 20:33 Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare
- 20:11 Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin
- 20:10 Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
- 20:07 Trump: Irani po bën lëshime të mëdha