Berisha bën thirrje për protestë: 11 korriku është dita e Shqiptarëve

25 Qershor 2024 | 21:30

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë thirrje për protestë kundër kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke e quajtur 11 korrikun si “ditën e shqiptarëve”.

Në një njoftim për shtyp, Berisha shprehu zemërimin e tij ndaj korrupsionit dhe qeverisjes aktuale, duke kërkuar mobilizimin e qytetarëve.

NJOFTIM PËR SHTYP

E dini ç’po ndodh në Skrapin e partisë?

Ministrat çojnë strajcat me para para se të shkojnë.

Hyjnë dhe dalin serbes, të sigurt se kanë paguar haraçin Zamanëve që nuk kanë ligj dhe as moral. Llum njerëzor që shkelmojnë Kushtetutën dhe çdo parim.

Kriminelë që amnistojnë vjedhjen e votave, duke vrarë shpresën e shqiptarëve për rotacion.

Kriminelë që amnistojnë vjedhjet e shekullit dhe janë bërë mburojë kriminale e shëmtuar e hajdutëve qeveritarë, e narkoshtetit.

Shpresa e vetme jeni ju, është guximi juaj, është aftësia juaj për t’u bashkuar me të gjithë shqiptarët.

Ne jemi në betejë, beteja jonë do triumfojë.

Asgjë nuk mund të na ndalë ne, asgjë në botë nuk do mund të na ndalë pa realizimin e qëllimeve tona.

Edhe njëherë, të premten në ora 11:00 te bashkia për të nxjerrë për zverku jashtë Erion Veliajn dhe për ta varur në shtyllën e turpit të historisë këtë monstër vjedhje që e ka shndërruar bashkinë në pronë personale.

Që pasuron vëlla, bashkëshorte, vjehërr, dajë, teze, stërteze, kë nuk ka.

11-a është dita e shqiptarëve. Dita e shqiptarëve në Shqipëri, diasporë, në mbarë botën, kudo që janë.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.

Fitore, fitore, fitore!

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të ministres serbe

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar pas deklaratës së ministres serbe për Administratën Publike dhe Vetëqeverisjen Lokale, Snezhana Paunoviç, e cila...
17:45 | 14/07/2026

Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës

Policia e Shtetit ka finalizuar në Tiranë operacionin e koduar “De facto”, në kuadër të hetimeve për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive me burime kriminale....
17:10 | 14/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026