Berisha: Rama ka firmosur një vendim për të marrë çdo kompetencë të qeverisë vendore
Ish-kryeministri Sali Berisha ka thënë se kreu i qeverisë, Edi Rama, ka firmosur një vendim për të marrë çdo kompetencë të qeverisë vendore.
Komentet Berisha i bëri gjatë fjalës para mbështetësve të mbledhur poshtë banesës së tij, ku ai vuan dënimin me ‘arrest shtëpie’ për korrupsion.
Berisha tha gjithashtu se Rama do 30-përqindëshin për çdo ndërtim që kryhet në të gjithë vendin.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Miqtë e mi, gjithçka ky regjim bën për të mbuluar krimet e shëmtuara që kryen, Edi Rama ka firmosur një vendim për të shkelmuar për të satën e satën herë Kushtetutën.
Merr çdo kompetencë të qeverisë vendore, ne një kohë kur urbanistika, lejet e ndërtimit janë të gjitha atribute të qeverisë vendore në përputhje me Kushtetutën, në përputhje me Kartën e Kongresit të Autonomisë Lokale dhe Rajonale të Europës.
Por makutëria e tij, pangopësia e tij nuk ka kufi.
Ai do 30-përqindëshin për çdo ndërtim, kudo që kryhet në të katër anët e vendit.
Nga kullat, monumente të shëmtuara të drogës dhe korrupsionit dhe tek shtëpitë që ndërtohen me mundin dhe djersën e qytetarëve.
Ndaj dhe ftesa është për çdo qytetar, të ngrihemi në këmbë kundër këtij regjimi antishqiptar.
Kundër këtij regjimi që po vjedh, varfëron dhe mjeron çdo ditë qytetarët e këtij vendi.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)
- 08:20 Ushtria e Jordanisë rrëzon tre raketa të lëshuara nga Irani