Avokati nga Britania: Si dështuan 2 përpjekjet e Berishës për heqjen e “non-gratës”

18 Qershor 2024 | 13:40

Avokati Naim Hasani, i ftuar në Euronews zbardhi detaje nga vendimi i Gjykatës Britanike në lidhje me lënin në fuqi vendimit për shpalljen non-grata të ish-kryeministrit Berisha.

Sipas avokatit vendimi vjen pas luftës së vazhdueshme të Sali Berishës për rishikimin e vendimit ta marrë. Ai tha se dhe pse ish- kryeministrit i është dhënë e drejta që të sjellë çdo argument dhe dokument përsëri gjykata vendosi që të mos ndryshojë vendim.

Hasani gjithashtu tha se Berisha ka dorëzuar mijëra faqe dokumente, por përsëri nuk ishin të mjaftueshme për të ndryshuar vendimin e gjykatës.

“Vendimi i djeshëm i Gjykatës Speciale të Emigracionit ishte një vendim pas kërkesës së ish- kryeministrit të atëhershëm të Shqipërisë për të rishikuar vendimin e ministres së atëhershme, për ndalimin e hyrjes së tij në Britani dhe për shpalljen e tij si të padëshirueshëm. Në këtë kontekst duhet të shikohet se me 9 korrik 2022 Ministria e Brendshme nënshkroi një urdhër i cili ndalonte Berishën në territorin e Britanisë. Atij i është dhënë e drejta që të sjellë çdo argument për të rishikuar vendimin dhe në mars 2023 ajo i ka thënë që nuk do ta ndryshoj vendimin. Më pas Berisha ka kërkuar rishikim gjyqësor dhe vendimi i ditës së djeshme vjen pas një beteje ligjore të gjatë. Vendimi i djeshëm ishte një vendim totalisht ekzakt dhe i mirë formuar i fakteve publike në bazë të të cilave qeveria Britanike i ka ndaluar hyrjen ish-kryeministrit të Shqipërisë. Gjykata ka bërë me dije se ka marrë në konsideratë mijëra faqe dokumente të dorëzuara nga Berisha”, tha avokati.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026