Berisha mbetet “non-grata” në Britani, ecuria e procesit dhe vendimi i shpallur sot

17 Qershor 2024 | 16:06

Sali Berisha do të vijojë të jetë person “non-grata” në Britani të Madhe. Apeli në Londër vendosi të rrëzoi padinë e ish kryeministri për t’i hequr ndalimin e udhëtimit drejt këtij vendi.

Pas këtij vendimi, Berisha do të vijojë ta ketë të pamundur hyrjen në këtë vend. Arsyet e këtij vendimi janë nga korrupsioni, tek ndërhyrjet në zgjedhje si edhe tek hetimi për Fazlliç.

Berisha përmes një deklarate për mediat thotë se rruga e drejtësisë që do të vazhdojë do t’i shërbejë të vërtetës dhe do të godasë në mënyrë të merituar korrupsionin transnacional.

Gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu, bëri një pasqyrim kronologjik të betejës ligjore të ish-kryeministrit dhe vendimeve të marra.

Pas vendimit të Departamentit Amerikan të Shtetit në maj të 2021, 14 muaj më pas, më korrik 2022 edhe Britania e Madhe shpalli “non-grata” Sali Berishën.

Akuzat Berisha i shpjegoi në një konferencë të mbajtur më 22 korrik 2022.

Dy ishin akuzat e Britanisë së Madhe për ish-kryeministrin:

  • Lidhje të qarta me grupe të krimit të organizuar dhe kriminelë, të cilët kanë paraqitur një rrezik për sigurinë publike në Shqipëri dhe në Britani të Madhe si dhe gatishmëria për t’i përdorur këto lidhje për të avancuar ambiciet politike.
  • Për korrupsion dhe pasurimin e tij dhe njerëzve që e rrethojnë. Si shembull përmendet ish-këshilltari për zgjedhjet Damir Fazlliç, i cilit sipas vlerësimit të britanikëve u mbrojt nga Berisha kur kundër tij dolën prova inkriminuese.

Më 19 mars të këtij viti nisi beteja ligjore e Berishës në Britaninë e Madhe kundër shpalljes “non grata” e iniciuar nga vetë ai.

Berisha pajtoi një kompani avokatore për këtë proces.

Padia e Berishës është bërë ndaj Sekretares së Brendshme të asaj kohe, Priti Patel, që ndaloi hyrjen e tij në Mbretërinë e Bashkuar për shkak të akuzave.

Mediat britanike shkruajnë se kjo është sfida e parë ligjore ndaj një vendimi të Sekretarit të Brendshëm për përjashtimin e një politikani të “një shteti të huaj mik” nga Mbretëria e Bashkuar.

Berisha deklaron se akuzat ndaj tij për lidhje me kriminalitetin dhe korrupsionin janë të pavërteta.

Rrëzohet padia e Berishës.

Çështja u shqyrtua nga Komisioni Special i Apelimit të Emigracionit

Berisha ka njoftuar se ka bërë padi në gjykatat franceze edhe për shpalljen non grata nga SHBA, por nga ajo kohë nuk ka më të dhëna për gjendjen e procesit. Ai ndodhet në arrest shtëpiak që prej dhjetorit 2023. Ndaj tij ka një hetim në vazhdim për korrupsion.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues

Kreu i SPAK, Klodian Braho këtë të mërkurë po raporton në Komisionin për Nismat Qytetare mbi rezultatet e punës gjatë vitit 2025. Gjatë fjalës së...
11:19 | 15/07/2026

Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës

Policia e Durrësit ka vënë në pranga mbrëmjen e djeshme një 45-vjeçar me precedent të theksuar në fushën e vjedhjeve, i cili theu masën e...
11:00 | 15/07/2026

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026