Berisha zbulon 2 taksat që do të hiqen të parat nëse PD vjen në pushtet
Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se taksa ndaj profesioneve të lira do të hiqet e para, bashkë me taksën e Rrugës së Kombit, kur PD të vijë në pushtet.
Komentet Berisha i bëri gjatë fjalës para mbështetësve, nga dritarja e banesës së tij, ku po vuan dënimin me ‘arrest shtëpie’ për korrupsion.
Berisha tha se këto taksa që ka vendosur kryeministri Edi Rama janë anti-kombëtare dhe rrënojnë qytetarët shqiptarë.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Profesionet e lira ofrojnë universin e shërbimeve ndaj qytetarëve.
Mungesa e këtyre shërbimeve është nxitje direkte e fuqishme për të braktisur vendin.
Është nxitje e shqiptarëve për t’u larguar masivisht nga Shqipëria siç po largohen.
Është një akt i tmerrshëm për një shoqëri.
Taksa që vendosi Edi Rama është një taksë antikombëtare ndaj tyre.
Taksa që vendosi Edi Rama është një rrënim i shërbimeve për qytetarët.
PD, duke shprehur vlerësimin më të madh për ta, i garanton se në një akt të parë të fitores së PD, ajo taksë do hiqet e para, bashkë me taksën e Rrugës së Kombit.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 21:44 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 21:44 Ish-lojtari i Interit dhe Milanit, Dario Simic arrestohet për korrupsion në Kroaci
- 21:43 Milan-Modriç, ‘martesa’ duket se do të zgjasë, kroati drejt qëndrimit edhe për një sezon
- 21:31 Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
- 21:31 “Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 21:25 Arrestohet 39-vjeçari në New York, kërcënoi me vrasje djalin e Donald Trump