Apeli lë në fuqi vendimin për masat e sigurisë ndaj Berishës dhe Malltezit
Gjyqtarja Ilirjana Olldashi vendosi të lërë në fuqi masat e sigurisë për Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezin.
Seanca e sotme e zhvilluar në Apelin e Posaçëm ishte për informacionin 2 mujor.
SPAK kërkonte që Berisha të qëndronte në masën e sigurimit arrest në shtëpi ndërkohë që avokatët kërkonin ndryshim mase.
“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, sot më 18.06.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 130 akti, datë 11.06.2024 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e personave nën hetim/ankues S.B. dhe J.M., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 245 akti, datë 21.05.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (me objekt: Informacion dymujor në kuadër të procedimit penal)”, dhe vendosi: Miratimin e vendimit nr. 245 akti, datë 21.05.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në vendimin e Apelit.
Ish-kryeministri Sali Berisha prej datës 30 dhjetor 2023 mbahet në arrest shtëpie. Ai është vënë “në arrest shtëpie” pasi nuk zbatoi masën e detyrim paraqitjes.
Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi janë persona nën hetim në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë