Digjen 4 banesa në Shkodër, banorët fajësojnë komshiun

26 Qershor 2024 | 17:15

Një zjarr i rënë në orët e mesnatës në lagjen “Skanderbeg” në Shkodër ka shkrumbuar 4 banesa, duke shkaktuar dëme të shumta materiale. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, ndërsa dyshohet se zjarri fillimisht ka ardhur nga njëra prej banesave dhe më pas ka përfshirë edhe banesat e tjera. Shkaku sipas policisë, ende nuk dihet, edhe pse dyshimet janë tek rrjeti i amortizuar elektrik.

Por ndryshe mendojnë banorët që flakët i përpinë shtëpitë. Njëra prej tyre hedh dyshime tek komshiu ngjitur, për të cilin thotë se punon natën dhe saldon në një objekt pranë shtëpisë së tyre, duke ngritur dyshimet se këto veprime mund të jenë shkaktar të zjarrit.

“Kemi një komshi këtu, do ketë plasur ndonjë oksigjen. Andej e ka bërë ndonjë masë korrenti. Nuk ka bërë asnjë zhurmë. Nuk ka plasur bombola, absolutisht jo. Ky (komshiu) na ka djegur shtëpinë. Çdo gjë është djegur. S’kemi ku të shkojmë. Kur ka rënë zjarri ka qenë burri në banesë. Kjo nuk është prej bombolës. E kemi prej një skizofreni që punon gjithë natën duke salduar. Është djegur çdo gjë, me lavatriçe, divane, rroba, çdo gjë”, tha Luçie Kola

Menjëherë pas rënies së flakëve, në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikëset që kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit dhe vënien nën kontroll të situatës. Policia dhe prokuroria po hetojnë shkaqet që çuan në djegien e 4 shtëpive, njëra prej të cilave e braktisur.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në hyrje të tunelit të Skërficës, në rrugën kombëtare Kardhiq-Delvinë. Një automjet ka dalë nga rruga duke...
22:32 | 25/06/2026

Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën

Moti i keq që ka përfshirë pasditen dhe mbrëmjen e së enjtes qarkun e Gjirokastrës ka sjellë probleme në disa zona të Bashkisë Dropull. Si...
21:58 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026