Mustafi tërhiqet nga futbolli, i bashkohet stafit teknik të Gjermanisë u-17
Për javë të tëra u përfol se do të transferohej në kampionatin shqiptar tek Vllaznia, por Shkodran Mustafi nuk do të vijë në Shqipëri, pas i ka dhënë fund futbollit të luajtur. 32-vjecari ka bërë të ditur se nuk do të vijojë më të jetë aktiv në futboll, ndërsa do të marrë rolin e ndihmës trajnerit në kombëtaren u-17 të panzerave. Prej 1 viti Mustafi ishte pa skuadër, ndërsa në 2 sezonet e fundit që ai luajti ishte pjesë e Levantes në Spanjë, ndërsa gjërat nuk shkuan ashtu siç duhet.
Në këtë pikë futbollisti mori vendimin të tërhiqet, ndërsa në karrierë ka luajtur për disa skuadra të njohura, mes tyre dhe Arsenali ku qëndroi për 5 vite. Kujtojmë se Mustafi u shpall kampion bote me Gjermaninë në vitin 2014, ndërsa me topçinjtë arriti të fitojë 2 herë Fa Cup.
Në media qarkulloi lajmi muaj më parë se Mustafi, duke qenë një lojtar me prejardhje shqiptare, të transferohej në Shkodër tek klubi i Vllaznisë, por kjo lëvizje e fundit e tij, bëri që transferimi të mbetej veç një ëndërr për tifozët.
Ministri Hoxha takim me ish-Presidentin François Hollande: Franca rol thelbësor në përcaktimin e së ardhmes evropiane
Çfarë tha Rama në mbledhjen me drejtuesit politikë? Zbardhen porositë e kryeministrit
Dy automjete përplasen në Durrës, njëra del nga rruga dhe përfundon në kanal (VIDEO)
- 19:14 Sot dita e 26-të e protestës në Tiranë, qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë
- 19:08 Moti ekstrem, OBSH: Vala e të nxehtit në Europë është emergjencë shëndetësore
- 18:53 SHBA mobilizon ndihma për Venezuelën pas tërmeteve vdekjeprurëse
- 18:50 Hyrjet e turistëve u rritën me 15.9% në maj, mbi 1.1 milion turistë të huaj në maj
- 18:48 Policia e Tiranës procedon 11 persona pas tubimeve të 22–23 qershorit në Tiranë
- 18:29 Agron Duka: Nëse protesta shuhet, ky sistem do të zgjasë për vite