Italianët preferojnë Gjirokastrën nga 100 mijë turistë, 25% janë shtetas italianë

26 Qershor 2024 | 18:53

Përgjatë këtij viti qyteti i Gjirokastrës është vizituar nga mbi 100 mijë turistë ndërsa numrin më të lartë të tyre, me rreth 25% e zënë turistët nga Italia. Në këtë fillimvere turistët italianë po shprehin interes në rritje për të vizituar vlerat historike dhe muzeale të qytetit të gurtë, pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.

“Ka filluar ardhja e turistëve në forma nga më të ndryshmet grupe ose individualë që në muajt e parë të vitit, ka patur një rritje të prezencës së tyre gjatë pranverës dhe do të thoja që është në rrugë të mbarë prezenca e turizmit italian në Gjirokastër, duke ruajtur gjithmonë siç ka ndodhur edhe vitin e kaluar vendin e parë të prezencës turistike për Gjirokastrën” tha Teodor Bilushi konsull i nderit i Italisë.

Risia për këtë vit janë prurjet cilësore të turistëve nga Italia si dhe rritja e ditëqëndrimit të tyre në Gjirokastër.

“Karakteristika për këtë vit është prezenca e grupeve dhe turistëve që kanë një lloj cilësie por edhe të atyre që vijnë për herë të parë pasi kanë dëgjuar të flitet mirë prej turistëve të tjerë që kanë qenë vjet”, tha Bilushi.

Vizitorët nga Italia vlerësojnë mikpritjen si dhe kushtet për akomodimin dhe qëndrimin në Gjirokastër

“Dua të them që Shqipëria për ne ishte një zbulim i vërtetë, njerëz shumë të këndshëm, kushte dhe ushqim mjaft i mirë, jemi shumë të kënaqur me mikpritjen, Gjirokastra është mjaft e njohur mezi po pres ta vizitoj” tha një turist

Edhe këtë verë Gjirokastra synon të jetë një ndër destinacionet kryesore turistike të vendit tonë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta kundër projektit në Zvërnec, babai i Martin Canit i bashkohet tubimit (VIDEO)

Po zhvillohet edhe këtë të enjte dita e pestë e protestës në Tiranë kundër projektit në Zvërnec. Në këtë marshim kanë marrë pjesë qindra qytetarë,...
19:25 | 04/06/2026

Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane

Kryeministri Edi Rama në një lidhje live nga Mali i Zi po zhvillon një bashkëbisedim lidhur me ivestimet. Bashkëngjitur, Rama iu ështe drejtyuar protesteusve të...
19:01 | 04/06/2026

Protestuesit kundra projektit të Zvërnecit mblidhen në bulevard, mbajnë 1 minutë heshtje për policin e vrarë në Maliq

Qytetarë dhe aktivistë u mblodhën këtë të enjte në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti...
18:48 | 04/06/2026