Dështon takimi trepalësh ne Bruksel, Kurti paraqet tre kushtet për dialog me Serbinë
Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, konfirmoi se nuk u mbajt një takim trepalësh në Bruksel, pasi Kosova nuk ishte e gatshme për një takim të tillë. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, paraqiti tri kushte për vazhdimin e dialogut me Serbinë, të cilat ishin nënshkrimi i marreveshjes, tërheqja e letres së rezervimit të Serbisë dhe dorezimin e Radojiçiç.
Ndërkohë, Serbia nuk ishte plotësisht e gatshme të pranonte kushtet e vendosura nga Kurti, megjithëse presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, shprehu gatishmërinë për të eksploruar disa nga kërkesat. Vuçiq theksoi se Kurti nuk dëshiroi apo nuk guxoi të takohej me të për një dialog të drejtpërdrejtë.
Gjatë takimeve dypalëshe, Borrell dhe i dërguari i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, diskutuan me të dy liderët për qëndrimet e tyre mbi procesin e normalizimit të raporteve. Pavarësisht përpjekjeve, mospajtimet mes palëve penguan zhvillimin e një takimi trepalësh, duke lënë të paqartë rrugën përpara për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Pas nëntë muajsh tensione, nesër Kurti e Vuçiç përballë njëri-tjetrit në Bruksel
- Ndeshja me Spanjën| Kurti: Në shkallët e stadiumit dukeshim sikur të ishim vendas
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut