Ushtarët sulmojnë pallatin presidencial të Bolivisë, përpjekje për grusht shteti

26 Qershor 2024 | 22:59

Pallati presidencial i Bolivisë është sulmuar nga ushtarët këtë të mërkurë ndërsa ish-presidenti i vendit paralajmëroi për një “grusht shteti”.

“Ne do ta rikuperojmë këtë atdhe,” u tha gjenerali Juan José Zúñiga gazetarëve nga Sheshi Murillo pasi u pushtua nga trupat.

Ish-presidenti Evo Morales akuzoi gjeneralin Zúñiga për planifikimin e marrjes së pushtetit, duke u bërë thirrje mbështetësve të demokracisë të godasin dhe të bllokojnë rrugët.

Presidenti Luis Arce denoncoi ato që ai i quajti lëvizjet “të parregullta” të trupave, duke thënë se “demokracia duhet të respektohet”.

“U kërkoj njerëzve me mendje demokratike të mbrojnë atdheun nga grupe të caktuara ushtarake që veprojnë kundër demokracisë dhe popullit”,-tha ai.

Morales, presidenti i parë që vjen nga shumica indigjene e Bolivisë, kreu një program radikal pasi fitoi pushtetin në vitin 2005, që synonte adresimin e ndarjeve dhe pabarazive ekstreme sociale.

Ai dha dorëheqjen në vitin 2019 dhe u pasua nga senatori i opozitës Jeanine Áñez, e cila e shpalli veten presidente të përkohshme në nëntor 2019. Arce fitoi zgjedhjet presidenciale të tetorit 2020, duke rikthyer në pushtet partinë socialiste Mas.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj

Autoritetet franceze njoftuan të enjten se kanë gjetur një trup pranë vendit ku u zhduk një vajzë 11-vjeçare. Deri më tani, nuk është konfirmuar zyrtarisht nëse...
17:37 | 04/06/2026

Kaos dhe dhunë në Bruksel, studentët përleshen me policinë për shkurtimet në buxhetin e arsimit (VIDEO)

Një protestë studentore në Bruksel u shndërrua në të dhunshme të enjten, ndërsa demonstruesit u përleshën me policinë në qendër të qytetit për shkak të...
17:33 | 04/06/2026

BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze

Bashkimi Evropian ka miratuar një ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze në një përpjekje për të forcuar armëpushimin e fundit të brishtë....
17:27 | 04/06/2026