Sulm në banesën e gjyqtares greke, plagoset polici, dyshohet për ekstremistë
Një oficer i policisë greke që ruante banesën e një gjyqtareje të lartë u shtrua në spital me djegie serioze pas një sulmi me bombë artizanale.
Motivi i sulmit, i ndodhur mëngjesin e së enjtes në periferi të kryeqytetit grek, është ende i paqartë dhe deri më tani nuk përgjegjësia e tij nuk është marrë përsipër nga askush.
Policia deklaroi se në drejtim të oficerit u hodhën disa bomba me benzinë nga persona të paidentifikuar, që më pas u larguan nga vendngjarja.
Oficeri, i cili mori plagë në fytyrë dhe në krahë, ishte vendosur jashtë shtëpisë së kryetares së Gjykatës Supreme, Ioana Klapa, e cila nuk ka pësuar lëndime. Ndërkohë, një makinë policie e ndodhur aty pranë u dogj si pasojë e bombave.
Zëdhënësi i qeverisë Pavlos Marinakis dënoi sulmin dhe deklaroi se për autoritetet përkatëse duhet të jetë një “prioritet absolut” arrestimi i autorëve.
Policia, por edhe institucione të tjera ligjzbatuese greke, sulmohen shpesh herë nga militantët e ekstremit të majtë, edhe pse agresionet me pasojë vdekjen kanë rënë në vitet e fundit.
LEXONI GJITHASHTU:
Çmimet e naftës bien në nivelin më të ulët në tre muaj për shkak të përparimit të negociatave me Iranin
Irani mohon deklaratat e JD Vance për inspektorët ndërkombëtarë në impiantet bërthamore
Sekretari amerikan i Shtetit: SHBA do të negociojë drejtpërdrejt me Libanin, jo përmes Izraelit
- 22:39 “Humbësit e mëdhenj janë PS dhe PD”, Çela bën bilancin pas 24 ditë proteste
- 22:34 Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
- 22:27 “Rama s’ka shans të dialogojë”, parashikimi i Alibeajt: Do vazhdojë luftën e fortë
- 22:07 “Rama me zor po priste që të dilte koka e protestës”, Iljazaj: Sulmi ndaj Goxhajt, strategji
- 22:02 Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
- 21:55 Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar