Pogradec, cilësia e shërbimit dhe akomodimit rrit çmimet me 15 % për turistët

28 Qershor 2024 | 17:38

Pogradeci është njohur prej vitesh për turizmin me çmime të lira dhe frekuentueshmëri të lartë, kryesisht të moshës së tretë, por vitet e fundit edhe të rinjtë e preferojnë.

Kërkesa e lartë për të prenotuar në Pogradec këtë vit, ka bërë që shumica e operatorëve të ngrenë çmimet deri në 15%.

Ata e justifikojnë këtë rritje me faktin se bujtinat, hotelet dhe shtëpitë pritëse kanë rritur cilësinë e shërbimit dhe akomodimit. Këtë gjë e thotë vetë njëri prej menaxherëve të hoteleve në zonë.

“2-3 vitet e fundit rinia ka filluar ta frekuentojë shumë Pogradecin, pra nuk kemi me nje qytet të qetë që pret  vetëm moshat e treta apo familjarë, por mirëpret edhe moshat e reja. Ka shumëllojshmëri aktivitetesh, pasi ndryshe nga vitet e tjera janë shtuar shumë beachbaret, ambientet me muzikë live, pra janë disa shërbime që turistët vërtet i kanë të nevojshme dhe këtu tek ne i gjejnë. Është rritur standardi shërbimit, është rritur standardi akomodimit, ofron më shumë mundësi se nga sa ofronte më parë, dhe në fund të ditës turistët nuk shikojnë me çmimin për sa kohë ne mund ti ofrojmë standard më të lartë në shërbim, kulinari dhe çdo gjë tjetër. Janë çmime qe i përshtaten tashmë shërbimit të ngritur të Pogradecit”, thotë Krios Hymeti, menaxher hoteli.

Ndërsa sektori i kulinarisë ka pësuar rritje të çmimeve për shkak të rritjes së pagave të punonjësve të shërbimit.

“Por rritja e kostove, pagave dhe shërbimit ka sjellë edhe rritje të çmimeve, rritja e standardit të shërbimit lidhet edhe me çmimet pasi nuk mund të garantosh standard të lartë pa pasur një menu të pasur, cilësinë më të mirë të përbërësve dhe të stafit kështu që detyrimisht Pogradeci i ka rritur cmimet dhe kjo nuk është gjë e keqe. Nëse krahasojmë cilësi-shërbim me çmimet, mendoj se kanë një ekuilibër të mirë. Opinioni i njerëzve është mjaft pozitiv për Pogradeci dhe për kuzhinën, pasi sa herë rivijnë shohin ndryshime e të reja dhe kjo i bën më të kënaqur”, shprehet Eduart Likollari, menaxher restoranti.

Këtë vit ndryshe nga vitet e tjera Pogradeci është frekuentuar se shumti nga turistë të huaj pjesa më e madhe e të cilëve kanë qenë nga Europa Veriore, turistë të cilët me shume se për bregun liqenor janë të interesuar për historinë dhe trashëgiminë kulturore të Pogradecit, fshatrave turistike dhe zonës së Mokres.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026