Shuhet zjarri në Kordhocë, shkak një shkëndijë elektrike

28 Qershor 2024 | 19:46

Pas gati dy orësh ndërhyrje aktive e strukturave të emergjencës dhe banorëve të zonës është shuar vatra e zjarrit në Kordhocë, Gjirokastër.

Zjarri u shfaq fillimisht në një zonë me shkurre dhe më pas të ndihmuara nga era flakët u përhapën në një sipërfaqe të gjerë duke rrezikuar banesat në Lazarat. Në vendngjarje krahas zjarrfikësve të Gjirokastrës ndërhynë edhe automjete dhe efektivë zjarrfikës të ardhur nga Tepelena, Përmeti dhe Dropulli si dhe struktura të Bashkisë Gjirokastër dhe vullnetarë.

Ndërhyrjen për vendosjen nën kontroll të flakëve e vështirësonte terreni i thyer dhe shpërthimi i municioneve të braktisura, të ngelura nga trazirat e vitit 1997. Aktualisht vatra e zjarrit është shuar duke dëmtuar vetëm sipërfaqe me shkurre. Në zonë është stacionuar një grup zjarrfikësish për monitorimin apo riaktivizimin e mundshëm të flakëve.

Dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një masë elektrike. Organet ligjzbatuese po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit i cili rrezikoi edhe banesat.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026