Zgjedhja e presidentit, Baton Haxhiu: Që nga dje Albin Kurti i ka të gjitha
Me 71 vota pro, Kuvendi i Kosovës zgjodhi të dielën në raundin e tretë Vjosa Osmanin si presidente të vendit. Kjo ishte njëra prej temave, e cila u diskutua mes të pranishmëve në emisionin “Shock” në Euronews Albania.
Analisti i njohur, Baton Haxhiu tha se zgjedhja e znj. Osmani si presidente i shërben Kurtit, që t’i ketë nën kontroll të gjitha pushtetet.
Ai u shpreh kritik për kryeministrin Kurti, pasi sipas tij, shantazhoi opozitën dhe Vjosa Osmanin e bëri president me vota e dy deputetëve, që kanë lidhje me Listën Serbe.
“Që nga dje Albin Kurti i ka të gjitha. E nisi me shantazh siç e kanë bërë të gjithë të tjetër, e dyta nisi me blerjen e deputetëve ose kurruptimin e tyre. E treta, i konrtabandojë ata. E katërta, bëri presidenten me Listën Serbe, me dy eksponentë të minoritetit që janë brenda Listës Serbe. Të gjitha ata, të cilat ky njeri i kishte vendosur si kritere morale, i varrosi edhe me sloganin edhe me moralizimet e tij, për mua asgjë befasuese. Për mua është kthyer në një politikan normal për të arritur gjërat”, tha ai.
Kurse analisti, Andi Bushati theksoi se procesi i zgjedhjes së Osmanit nuk ishte i drejtë. Pavarësish problemeve të tilla, z. Bushati u shpreh se nga dje Kosova është shteti më i fortë.
“A ishte ky proces më i drejtë i mundshëm? Natyrisht që jo. Presidente e Kosovës u zgjodh një grua që ka marrë 300 mijë vota. Kjo grua kishte përballë disa sharlatanë, si Avdullah Hoti dhe Agim Veliu. Sot Kosova është më e mirë jo vetëm se ka Kurtin kryeministër, por ka një presidente, që mund të luajë rolin e kundërpushtetit dhe ka një opozitë serioze, të moderuar dhe të fortë, si ajo e LDK-së së re”, tha Bushati.
Përballë gazetares Bruna Çifligu, z. Haxhiu theksoi se zgjedhja e Osmanit në krye të shtetit është legjitime për shkak të votave që mori në zgjedhjet e 14 shkurtit.
“Është një zgjedhje legjitime, sepse është personi më i votuar. Unë them se nuk e meriton vendin ku është. Në betejën që ka bërë LDK-ja, kjo është diku nga fundi. Unë nuk e mbaj mend për asgjë Osmanin. Nuk dallon Osmani për një betejë në publik, ajo dallon për kritikën që ka për Thaçin dhe nuk e di pse e ka kritikuar. Procesi i zgjedhjes së presidentit, si çdo proces i zgjedhjes së presidentit në Kosovë, i korruptuar”, tha ai.
Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit
Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës
Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta