At Belushi: Italianët duan gra arbëreshe se janë më të bukura dhe më të zgjuara!
At Antonio Belushi, prifti arbëresh i cili humbi jetën 10 ditë më parë, ka qenë personazh i ftuar në “Profil” në Eruonews Albania, në një intervistë për Greta Topjanën ku ka folur gjerësisht për jetën e tij, por edhe për Arbërinë.
Në këtë intervistë të tijën të pa publikuar më parë, At Belushi është shprehur se italianët e shtresave më të larta zgjidhnin të martoheshin me vazja e gra arbëreshe pasi sipas tij ato nuk ishin vetëm më të bukura, por edhe më të zgjuara.
“Gruaja arbëreshe, ishte një zgjedhje e mirë për italianët. Ishin ata që donin të martoheshin me vajzat arbëreshe. Ato ishin më të bukura, më të hareshme, më të zgjuara. Gruaja arbëreshe, di e bën edhe burrin, di e bën çdo gjë. Gruaja arbëreshe dallon me një fjalë shumë të bukur, është grua burrnorë. Gruaja burrnore, se ajo ka edukatën e fëmijëve në lidhjet e martesave, në zakonet e vdekjes, për mysafirët, për dhuratat, për diturinë, me këto merrej gruaja”,-tha At Antonio Belushi.
I lindur në vitin 1934 në Frasnitë të Kalabrisë, Antonio Belushi, i cili është arsimuar për klerik, gjithë jetën e tij ka qenë zë i arbëreshëve.
Vdekja e Belushit është konsideruar humbje e një njeriu që përveç angazhimeve profesionale ishte dhe mbrojtës i çështjes së Kosovës, si klerik dhe veprimtar shkencor e humanitar,
Për angazhimin e tij është shpërblyer me disa çmime nga ana e autoriteteve të Italisë, Shqipërisë dhe Kosovës.
Ai humbi jetën në 20 qershor 2024.
LEXONI GJITHASHTU:
Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin
Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë në ditën e 25-të të protestës në Tiranë
Në ditën e 25-të të protestës, rilexohen para Kryeministrisë kërkesat e protestuesve
- 20:56 Stuhia e shiut përfshin juglindjen e vendit (VIDEO)
- 20:39 Enver Hoxhaj reagon për protestën në Tiranë: Shqipëria e fortë është në interesin e çdo shqiptari
- 20:33 Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare
- 20:11 Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin
- 20:10 Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
- 20:07 Trump: Irani po bën lëshime të mëdha