“Ati shpirtëror i arbëreshëve”, ndahet nga jeta At Antonio Belushi

20 Qershor 2024 | 19:42

Është ndarë sot nga jeta At Antonio Belushi arbëreshi i cili me jetën dhe veprën e tij është identifikuar më së shumti me qenien e arbëreshëve të Italisë në gjysmë shekullin e kaluar.

I lindur në vitin 1934 në Frasnitë të Kalabrisë, Antonio Belushi, i cili është arsimuar për klerik, gjithë jetën e tij ka qenë zë i arbëreshëve.

Vdekja e Belushit është konsideruar humbje e një njeriu që përveç angazhimeve profesionale ishte dhe mbrojtës i çështjes së Kosovës, si klerik dhe veprimtar shkencor e humanitar,

Antonio Bellushi qe prift arbëresh, gazetar, shkrimtar, pedagog, etnolog.. Ka themeluar revistat “Vatra jonë”, “Lidhja”, shoqatën kulturore dhe shtëpinë botuese “G. Kastrioti”, bibliotekën ndërkombëtare “Bellusci”. Ka botuar studime në periodikët “Shejzat”, “Zgjimi”, “Katundi Ynë”, “Studime Filologjike”, “Përparimi”.

Gjithashtu ka botuar librat “Këngë fetare arbëreshe”, “Argalia në tekstet popullore arbëreshe në Frasnitë”, “Magjia, mite dhe besime popullore në katundet arbëreshe” etj.

Për angazhimin e tij është shpërblyer me disa çmime nga ana e autoriteteve të Italisë, Shqipërisë dhe Kosovës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026