“Djali i Belerit dhe Vangjel Tavo në garë për Himarën”, Mehmeti: Ka nisur fushata
Gazetari Erik Mehmeti ishte këtë të diel i ftuar në “Review” në Euronews Albania për të folur për zgjedhjet që pritet të zhvillohen në Himarë.
“Një përballje titanësh” i quajti ai këto zgjedhje duke thënë se deri më tani dy kandidatët kryesorë janë Vangjel Tavo dhe djali i Fredi Belerit, Petro.
“Në fakt zgjedhjet në Himarë pritet të jenë ndër zgjedhjet më të forta dhe më vëmendjen më të madhe. Sepse pritet një luftë titanësh. Pritet një luftë mes dy palëve tejet të forta, qoftë nga ana e minoritetit, por qoftë edhe nga ana e qeverisë.
Nga emrat që fliten janë zoti Tavo, i cili ndërkohë po zhvillon takime dhe jo vetëm nëpër institucione, por edhe në familje. Ndërsa sa i përket palës tjetër, flitet që po bëhet gati djali i zotit Beleri, për të qenë kandidati i opozitës. Megjithatë ekziston mundësia që të kemi edhe ndonjë emër suprizë, të papërmendur deri më tani”,-tha gazetari Mehemeti për Euronews Albania.
LEXONI GJITHASHTU:
Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 20:24 Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve të policisë (VIDEO)
- 20:18 Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
- 20:16 Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
- 20:13 Putin: Nëse Ukraina i thotë po kompromisit që ramë dakord me Trumpin në Alaskë, lufta do të përfundojë shpejt
- 20:06 Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera