“Sot bota humbi një shkrimtar të madh”, Bujar Kapexhiu flet për njohjen me Kadarenë
Bujar Kapexhiu tha se me ndarjen nga jeta të Ismail Kadareësë, jo vetëm Shqipëria, por e gjithë bota ka humbur një shkrimtar të madh.
Kapexhiu tha se gjithnjë kanë pasur biseda me humor e miqësore me shkrimtarin Kadare. Ai tha se shkrimet e Kadaresë i ka lexuar që kur ishte në gjimnaz e siç u shpreh ai në veprën e Kadaresë ndiente një fyrmën perëndimore edhe në atë kohë.
“Padyshim është një humbje e madhe. Jo vetëm shqipëria, por bota humbi një nga shkrimtarët më të mëdhenjë dhe e vuan këtë gjë. Kadarenë unë e njoh që në fillimet e tij si shkrimtar, kur ai filloi të shkruante.
E them me bindje se në shkrimet e Ismail Kadaresë unë kam ndier një botë tjetër, që ekziston, një botë jashtë nesh, jashtë diktaturës, jashtë errësirës. Një botë që është e lirë e në progres”,-tha Kapexhiu.
LEXONI GJITHASHTU:
Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
- 20:24 Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve të policisë në shenjë solidariteti për policin e vrarë (VIDEO)
- 20:18 Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
- 20:16 Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
- 20:13 Putin: Nëse Ukraina i thotë po kompromisit që ramë dakord me Trumpin në Alaskë, lufta do të përfundojë shpejt
- 20:06 Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera