Bujar Kapexhiu tregon si u bë pjesë e Këshillit Kombëtar e pse u afrua me PD-në

2 Maj 2022 | 19:07

Artisti Bujar Kapexhiu rrëfeu në emisionin Sot në Euronews Albania se si u bë pjesë e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, e si u afrua me këtë parti.

Kapexhiu tha se emrin e tij e propozuan strukturat e PD-së.

“Unë isha për herë të parë, e pashë veten në listë. Lista prej 420 emrash doli në rrjetet sociale”, tha ai.

Kapexhiu tha se është bërë pjesë e PD-së për të kontribuar në opozitën shqiptare, dhe se në çdo lloj qeverisje, ai ka qenë në opozitë.

“Edhe kur PD ka qenë në pushtet, unë me artin dhe karikaturat e mia kam qenë në opozitë”, shtoi ai.

Ndërsa, Mimoza Hajdarmataj, Anëtare e Këshillit Kombëtar të PD-së thotë se do të kishte dëshirë që edhe disa persona të tjerë të ishin pjesë e Këshillit Kombëtar të PD-së, si Asllan Dogjani, Liljana Elmadhi, Irena Progni, e ish-studentët e tjerë të Dhjetorit, si Dritan Koçia dhe Arben Sula.

“Por, fakti që nuk janë zgjedhur, nuk do të thotë që PD nuk i vlerëson këto struktura e se nuk do të gjejnë më vend”, tha ajo.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026