Francezët të shqetësuar| Fitorja e ekstremistëve, banorët: Një plagë, faji i Macron
Francezët kanë reaguar lidhur me rezultatet e raundit të parë të zgjedhjeve parlamentare, ku e djathta ekstreme e Bashkimit Kombëtar arriti një fitore dërrmuese. Qytetarët e Parisit ndihen të shqetësuar, me shumë prej tyre që shprehen të zhgënjyer nga rezultati.
“Në çdo rast është si një plagë, ose një kolerë. Nuk ka asnjë të mirë, ndaj ndihemi të zhgënjyer dhe nuk dimë se për ku jemi drejtuar”, tha një grua.
Disa janë kritikë ndaj vendimit të Macron për të shpallur zgjedhjet.
“Mendoj se presidenti i Republikës duhet të kishte përdorur afatin maksimal prej 40 ditësh, pasi nëse nxitojmë të shkojmë në zgjedhje, nëse duam të destabilizojmë vendin, rrezikojmë të përfundojmë me një Parlament që është i paqeverisshëm dhe që nuk do mund ta shkrijmë për një vit. Ndaj kjo është përgjegjësi e Macron”, tha një burrë.
Edhe pse projektimet e sondazheve sugjerojnë se Bashkimi Kombëtar do të ketë më shumë vende në Parlamentin e ri, nuk dihet nëse ai do të marrë shumicën, që kërkon 289 mandate nga 577.
Por ministri francez për Ekonominë dhe Financat, Bruno Le Maire duket se e ka pranuar tashmë humbjen e qeverisë.
“Është një humbje për mazhorancën tonë presidenciale dhe për kampin tonë politik. Jemi në një moment historik reformatimi të forcave politike në vend dhe kjo më trishton”, tha Bruno Le Maire, ministër i Ekonomisë dhe Financave në Francë.
Ndërkohë, humori është shumë më pozitiv në kampin e lideres së ekstremit të djathtë, Marine Le Pen. Raundi i dytë i votimeve do të zhvillohet të dielën e ardhshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj
Kaos dhe dhunë në Bruksel, studentët përleshen me policinë për shkurtimet në buxhetin e arsimit (VIDEO)
BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:49 Regjistri i bizneseve numëron 250 mijë njësi në vitin 2025, gati gjysma fermerë
- 17:37 Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj
- 17:33 Kaos dhe dhunë në Bruksel, studentët përleshen me policinë për shkurtimet në buxhetin e arsimit (VIDEO)
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave