Edhe Kosova shpall ditë zie për vdekjen e shkrimtarit Ismail Kadare

2 Korrik 2024 | 11:06

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka firmosur vendimin që e mërkura, 3 korrik 2024, të shpallet ditë zie shtetërore, në nderim shkrimtarit të mirënjohur Ismail Kadare.

Dita e zisë në Kosovë, përkon dhe me ditën kur në Tiranë do të mbahet ceremonia e varrimit të shkrimtarit.

Sipas një njoftimi për media nga Presidenca bëhet me dije se ngarkohet Protokolli i Shtetit që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi.

Në qershor të vitit të kaluar, Osmani dekoroi shkrimtarin Ismail Kadare me Urdhrin “Hasan Prishtina”, ndër Urdhrat më të lartë të cilin e jep Republika e Kosovës për personalitetet e shquara.

Në muajin gusht autoritetet në Kosovë i dhanë shkrimtarit shqiptar nënshtetësinë e Republikës së Kosovës.

Kujtojmë se edhe Shqipëria ka shpallur dy ditë zie në nderim të Ismail Kadarasë, duke përfshirë këtë të martë dhe ditën e mërkurë kur pritet të mbahet dhe ceremonia e varrimit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dallgë të mëdha dhe erë e fortë në Vlorë, ngrihet flamuri i kuq në plazhe (VIDEO)

Era e fortë dhe dallgët e mëdha kanë përfshirë mesditën e kësaj të diele plazhet e Vlorës, duke detyruar qindra pushues që kishin zgjedhur bregdetin...
14:03 | 26/07/2026

Dyshohet se përdori euro të falsifikuara për pagesa, arrestohet 24-vjeçari në Durrës

Një rast i përdorimit të kartëmonedhave euro të falsifikuara është goditur nga Policia e Durrësit, ndërsa në pranga ka rënë një 24-vjeçar. Sipas njoftimit të...
12:41 | 26/07/2026

Nga reshjet te vala e të nxehtit, meteorologia: Gushti nis me temperatura të larta

E ftuar në “Now” me Alba Xhanin, meteorologia Rezarta Xhakollari tha se pas ndërprerjes së përkohshme të të nxehtit gjatë ditëve të fundit, temperaturat do...
12:27 | 26/07/2026