“Duam të qeverisim”- Le Pen në kërkim të aleatëve: Nuk do të jem në qeveri, por…
Udhëheqësja e ekstremit të djathtë Marine Le Pen ka thënë se partia e saj Tubimi Kombëtar do të kërkojë aleatë në parlament për të siguruar shumicën që i duhet për të formuar qeverinë nëse rezultatet e zgjedhjeve nuk i japin një shumicë absolute.
Kjo deklaratë shënon një ndryshim nga pozicioni i mëparshëm i ekstremit të djathtë në Francë, ku pretendonin se do të merrnin frenat e qeverisë vetëm nëse votuesit i jepnin një shumicë të plotë prej 289 nga 577 vendesh në Asamblenë Kombëtare.
“Ne duam të qeverisim, të jemi jashtëzakonisht të qartë. Dhe nëse jemi disa deputetë më pak se mazhoranca. . . do të shkojmë të takojmë të tjerët dhe t’u themi: a jeni gati të merrni pjesë në qeveri me ne?”- tha Le Pen këtë të martë për France Inter Radio.
Le Pen shtoi se aleatët mund të gjenden majtas, por dhe djathtas, veçanërisht në Partinë Konservatore të Republikanëve.
Le Pen tha gjithashtu se nuk do të ulet në qeveri dhe se nuk do të jetë presidente e Asamblesë Kombëtare, por do të jetë në krye të grupit të deputetëve.
“Unë do të jem në krye të grupit të deputetëve”, tha Le Pen.
LEXO GJITHASHTU:
Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar