Le Pen: Macron po përpiqet të bëjë një grusht shteti administrativ
Udhëheqësja franceze e ekstremit të djathtë Marine Le Pen akuzoi sot presidentin francez Emmanuel Macron se po nxiton të emërojë zyrtarë të lartë, gjë që ajo e sheh si një rrëmbim pushteti.
“Është një lloj grusht shteti administrativ”, tha Le Pen për radion France Inter, duke iu referuar raporteve të shtypit se Macron po nxiton në disa emërime të nivelit të lartë në shërbimin civil të vendit, duke përfshirë edhe postet kryesore në Bashkimin Evropian, raporton Politiko.
“Kur doni të kundërshtoni rezultatet e zgjedhjeve duke emëruar njerëzit tuaj, në mënyrë që ata t’ju pengojnë të drejtoni politikën që duan francezët në vend… Unë e quaj një grusht shteti administrativ”, tha Le Pen.
Politico thotë se ky është vetëm episodi i fundit në betejën e vazhdueshme midis kampit të Macron dhe Tubimit Kombëtar të Marine Le Pen mbi kompetencat e presidentit, me partinë e ekstremit të djathtë që argumenton se duhet të jetë në dorën e qeverisë së ardhshme për të emëruar zyrtarët kryesorë.
Ditët e fundit, Macron ka emëruar disa zyrtarë të lartë në Francë dhe ka kërkuar që aleatët e tij të fitojnë poste kyçe në Bruksel.
Javën e kaluar, Macron propozoi konfirmimin e Thierry Breton si komisioner evropian i Francës, duke tërhequr kritika nga Le Pen.
Presidenti francez negocioi gjithashtu me zyrtarë të tjerë evropianë për të dërguar ish-këshilltarin e tij të BE-së Alexandre Adams në Bruksel si zëvendës shef i stafit të Presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, e cila ka të ngjarë të kthehet në post.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh