Vrau 7 foshnje/ Infermierja britanike dënohet me burgim të përjetshëm
Infermierja britanike Lucy Letby, e cila po vuan dënimin e përjetshëm për vrasjen e shtatë foshnjave dhe tentativën për të vrarë gjashtë të tjerë, u dënua sot për vrasje në tentativë pasi ishte munduar për vrarë një foshnjë tjetër.
Letby akuzohet se u përpoq të vriste vajzën, e njohur si “Kid K”, në shkurt 2016 duke zhvendosur tubin e saj të frymëmarrjes, raporton AP.
Juria në Gjykatën e Kurorës së Mançesterit në gusht e shpalli Letby fajtore për shumicën e krimeve për të cilat ajo u akuzua, krime të cilat u zhvilluan midis qershorit 2015 dhe 2016 në njësinë neonatale në Spitalin Kontesha e Chester në Anglinë veriperëndimore.
Letbi, po vuan një dënim të përjetshëm pa asnjë shans për lirim me kusht.
Prokurori Nick Johnson u tha juristëve se Letby u përpoq të vriste foshnjën rreth 90 minuta pasi lindi duke lëvizur tubin e tij të frymëmarrjes disa momente pasi infermierja e fëmijës doli nga dhoma. Kjo çoi në një rënie të nivelit të oksigjenit në gjakun e fëmijës në një nivel “kërcënues për jetën”, u tha gjyqtari.
Ajo u “kap praktikisht në vend” duke u përpjekur të vriste foshnjën K, tha prokuroria, kur mjeku hyri në dhomë me inkubatorët.
LEXO GJITHASHTU:
Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
Të fshehur brenda kamionit cisternë, gjenden 30 emigrantë në Turqi! Një i arrestuar
- 22:23 Protestuesit marshojnë drejt Sheshit “Skënderbej”, gazetari: U dëgjua për herë të parë thirrja “Rama bashkohu me Veliajn”
- 22:21 “Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin
- 22:20 Iranianët “janë varfëruar”, teksa lufta po e shkatërron ekonominë
- 22:05 Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci
- 22:01 Rubio përkujton masakrën e Sheshit Tiananmen: Tërbohet Pekini
- 21:40 Protesta për Zvërnecin, Zekthi: Ja pse njerëzit po reagojnë kështu