Dy të vdekur pas stuhisë së fuqishme që përfshiu Malin e Zi

2 Korrik 2024 | 19:42

Një stuhi e fortë e shoqëruar me reshje të dendura shiu dhe erë ka goditur Malin e Zi.Dy persona u vranë.

Një shtetas turk humbi jetën në një kantier ndërtimi në Çanj gjatë një stuhie të fortë.

Siç raporton “Vijesti”, punëtori ndodhej në vinç , i cili u rrëzua gjatë erërave.

Gjithashtu, një person me iniciale të P.D.,  ka vdekur në kantierin e fushës së golfit në Lushticë. Në vendngjarje ndodhen efektivë të Policisë së Sigurisë së Tivatit, të cilët po hetojnë.

Rreth orës 10 Tivati ​​u godit nga një stuhi e madhe, e cila shkaktoi reshje të dendura shiu, erë dhe bubullima.

Portali Primorski raporton se era ka shkulur pjesë të pemëve në Bar dhe se makina janë dëmtuar. Mësohet se nga stuhia janë dëmtuar edhe disa mjete lundruese në marinë.

Përveç kësaj, stuhia rrëzoi tre vinça në port dhe theu urat e transportit.

Një varkë me dy shtetas të huaj është përmbysur në liqenin e Shkodrës, por me ndërhyrjen e shpejtë të zyrtarëve të PK-së, ata persona kanë shpëtuar, thanë Portali RTCG nga Parqet Kombëtare të Malit të Zi.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë

Qytetarë dhe aktivistë pritet të zhvillojnë këtë të enjte protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik në zonën e mbrojtur...
20:18 | 04/06/2026

FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta

Në ditën e pestë të protestës, organizatorët kanë prezantuar pankartën zyrtare të tubimit, ku shfaqet edhe adresa e faqes së tyre informuese, “ShqiperiaNukShitet.com”. Mesazhi i...
19:03 | 04/06/2026

Rama në Mal të Zi në resortin që u refuzua në Shqipëri: Po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane

Kryeministri Edi Rama në një lidhje live nga Mali i Zi po zhvillon një bashkëbisedim lidhur me ivestimet. Bashkëngjitur, Rama iu ështe drejtyuar protesteusve të...
19:01 | 04/06/2026