Deputeti Asllan Dogjani paraqitet në SPAK

3 Korrik 2024 | 10:19

Deputeti i Partisë Demokratike është paraqitur në SPAK mëngjesin e së mërkurës.

Prokuroria e Posaçme ka regjistruar procedim penal mbi një kallëzim të disa banorëve përfshirë deputetin demokrat Asllan Dogjani. Kallëzimi është bërë që në vitin 2020, teksa Dogjani ka dhënë shpjegime këtë të mërkurë në Prokurorinë Speciale.

Në një reagim jashtë kamerave, Dogjani konfirmoi se pyetja e tij është bërë pikërisht për çështjen që ka kërkuar interpelancë një javë më parë me kryeministrin Edi Rama në kuvend, kërkesë që u rrëzua.

‘Në vitin 2006 është ndërtuar një pallat me ndërtues Ilirjan Çelën, ka bërë shtesa pa leje duke iu shmangur detyrimeve. Për këtë nuk është bërë legalizim, banorët kanë legalizuar vetë pas 20 vitesh pallatin. Para oborrit të pallatit në emër të një të moshuari Ramazan Gjoshi kishte legalizuar kopshtin publik në oborrin e pallatit në njësinë nr 9. Ja ka kaluar djalit të tij Miljan Çela. Jemi drejtuar kadastrës si banorë. I vetmi institucion që ka reaguar. Ka reaguar dhe ka konstatuar se vendimi është i kundërligjshëm”, do të deklaronte Dogjani në Kuvend.

Dogjani qëndroi për 2 orë e 30 minuta në Prokurori dhe në dalje nuk bëri asnjë koment.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin

I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin, studiuesi Auron Tare u shpreh se para se të vinte në emision kishte marrë një...
22:21 | 04/06/2026

Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci

I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin, studiuesi Auron Tare u shpreh se Ivanka Trump dhe Jared Kushner nuk e kanë ditur...
22:05 | 04/06/2026

Protesta për Zvërnecin, Zekthi: Ja pse njerëzit po reagojnë kështu

Po mbahet edhe këtë të enjte, në ditën e pestë, protesta e qytetarëve kundër projektit të Zvërnecit. I ftuar këtë të enjte në Now me...
21:40 | 04/06/2026