“Nuk njihet çështja çame”, profesori grek: Brezi i ri optimist për Shqipërinë
Profesori grek Ioannis Armakolas, ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” dhe u shpreh se më pak qytetarë kanë informacion për çështjen çame krahasuar me vitin 2019.
Sipas tij kjo ndodh sepse të rinjtë janë më pak të interesuar për politikë dhe për problemet midis vendeve.
Megjithatë Armakolas u shpreh se është pikërisht kjo grupmoshë që sheh më shumë mundësi dhe potencial për përmirësimin e marrëdhënieve Shqipëri-Greqi.
“Krahasuar me 2019 shohim se janë më të pakët qytetarët që kanë informacion për çështjen çame, ata që janë të informuar për çështjen çame nuk e shohin domosdoshmërish si një çështje që ndikon në marrëdhënien dypalëshe. Mendoj se kjo vjen sepse kemi breza të rinj që janë të interesuar me pak për politikën, që duan të dinë më pak për politikën dhe nuk janë shumë të mirë informuar. Duhet të theksoj që brezi i ri, sidomos grupmosha 17 deri në 35 vjeç janë më optimistët për Shqipërinë. Pra brezi i ri është më pak i interesuar për problemet, i njeh më pak çështjet dhe shikon më shumë potencial për përmirësimin e marrëdhënieve me Shqipërinë”
LEXO GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta