Cameron anulon talimin e planifikuar me presidentin Begaj, largohet nga Shqipëria
Sekretari i jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron, zhvilloikëtë të mërkurë një vizitë zyrtare në Tiranë, ku u takua me kryeministrin Edi Rama.
Në përfundim të vizitës, axhenda e sekretarit britanik pati një zhvillim të papritur, ku u anulua takimi i parashikuar me presidentin Bajram Begaj.
Mësohet se për shkak të agjendës së ngjeshur, Cameron u largua menjëherë drejt aeroprortit të Rinasit pas deklaratës për shtyp në krah të kryeministrit Rama
Burime për Euronews Albania konfirmojnë se takimi me presidentin nuk do të mbahet.
Takimi me presidentin e vendit ishte planifikuar për në orën 14:30, por që nuk do të mbahet për shkak të zhvillimeve të papritura në axhendën e sekretarit britanik.
Kujtojmë se në konferencën e përbashkët për shtyp, Cameron vlerësoi zhvillimin e Shqipërisë.
“Nga këndvështrimi britanik kjo do të vetë një nga partneritet më të frytshme për ne, kemi projekte si hekurudha Prishtinë-Durrës që do jetë shumë e rëndësishme për rajonin. Është një marrëdhënie shumë pozitive edhe në fushën e mbrojtjes në NATO. Çështja e emigracioni ka qenë një partneritet shumë i arrirë dhe shpresoj të jetë shembull për gjithë rajoni, migracioni është një problem për të gjithë dhe duhet menaxhuar. Ju keni treguar që jeni novator, krijues dhe arrini rezultate të shkëlqyera, ekonomia juaj është rritur, sektori i turizmit do jetë shumë i suksesshëm”, tha mes të tjerash Cameron.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
Protestat, Rama përgjigjet nga Brukseli: Gjysmë të vërtetat gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë
- 21:44 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 21:44 Ish-lojtari i Interit dhe Milanit, Dario Simic arrestohet për korrupsion në Kroaci
- 21:43 Milan-Modriç, ‘martesa’ duket se do të zgjasë, kroati drejt qëndrimit edhe për një sezon
- 21:31 Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
- 21:31 “Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 21:25 Arrestohet 39-vjeçari në New York, kërcënoi me vrasje djalin e Donald Trump