“Sheqeri dëme në shëndet”, mjekja: Rrit riskun për obezitet dhe probleme kardiake

4 Korrik 2024 | 17:01

Ndryshimi i stilit të jetesës tek shqiptarët pas viteve ‘90 ka çuar në një sërë problematikash shëndetësore. Obeziteti si pasojë edhe e ushqyerjes jo të shëndetshme është sot një problem.

“Alarmi është nga pasojat që ka obeziteti dhe diabeti mellitus tip 2, sëmundjet kardiovaskulare, sëmundjet e shtuara autoimune, kanceroze etj”, thotë Marjeta Kërmaj, endokrinologe.

Sheqeri është burimi kryesor i energjisë për trupin, por ai është i shëndetshëm vetëm nëse merret nga burime natyrale, e kundërta shoqërohet me pasoja në shëndet.

“Sa më i rafinuar të jetë sheqeri aq më pak i shëndetshëm është, madje sot të gjitha shoqatat kanë rënë në dakordësi që sheqeri i pastër nuk duhet të kalojë 10% të kalorazhit ditor”, shprehet mjekja.

Studime kanë faktuar se dëmet në shëndet kalojnë përtej obezitetit.

Në treg ka disa lloje sheqeri, por cila është diferenca mes tyre?

“Sheqeri kaf organik dallon nga sheqeri i rafinuar sepse ka përmbajtje të mineraleve, vitaminave që bëjnë një përthithje më të ngadaltë se sheqeri i rafinuar, sa i takon sheqerit të diabetikëve janë miratuar nga FDA dhe janë 6 lloje”, shpjegon mjekja.

Burimi natyral të sheqerit janë frutat, perimet, drithërat  të cilat bëjnë të mundur që bashkë me sheqerin të merren dhe elementet e tjerë të nevojshme për trupin  dhe njëkohësisht të ndihet ndjenja e ngopjes dhe kështu nuk rrezikohet mbipesha.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026