“Në betejë me berishizmin”, Alibeaj: Kemi detyrim të krijojmë një subjekt elektoral

4 Korrik 2024 | 17:39

Deputeti Enkelejd Alibeaj, i ftuar në Euronews Albania thekson se nuk do të pranojë të quhet pjesë e grupit “Basha” dhe është një nga shumë njerëz që treguan qartësi politike dhe mbështetje për drejtësinë dhe orientimin drejt perëndimit.

Ai shprehet se ka bërë një betejë të gjatë kundër “berishizmit” dhe nuk pranon të jetë pjesë e një grupi politik të drejtuar nga Berisha.

Alibeaj nënvizon rëndësinë e mbrojtjes së vlerave të tij politike, pavarësisht vendimeve të gjykatës.

“Unë nuk do ta pranoja te quhesha pesë e grupit “Basha”. Unë jam një nga të paktën 105,000 persona që vjet treguan që ishin të qartë politikisht dhe të qartë kjo rrugë politike nuk do të kishte dhuratat që pushteti të jep, por për te treguar që kanë moral politik, të kthjellët politikisht. Këta njerëz e kanë të panegocueshme orientimin e këtij vendi drejt perëndimi dhe mbështetjen e SPAKUT dhe drejtësisë. Unë kam bërë një betejë më të gjatë me “berishizmin”. Kjo daton më së paku nga 2012 dhe i qëndroj këtyre vlerave. Dhe e fundit që do të them është që ne politikë nuk i qëndroj paganizmit politik, nuk jam nga ata që i shkon pas një vule, një logoje pavarësisht rëndësisë që ka. Pavarësisht vendimi i gjykatës, ai nuk do të ndryshoja vlerat. Dhe nuk do pranoja që të isha pjesë e një grupi politik me në krye Berishën më saktë “ të berishizmit”. Dhe e fundit vfarë unë shoh. Kurrsesi asnjë nga ne nuk mund të rri në letargji kur sot rreziku për të ricikluar tranzicionin 34 vjeçar mes të vjetrës është në pragun e derës” tha Alibeaj

Ai shton se është një detyrim politik për votuesit që të krijohet një subjekt politik elektoral.

“Nuk ka një parti të një  individi por e kemi më detyrim moral për të krijuar një subjekt elektoral. Parti me emër mbiemër jo. Një model i ri i organizimit partiak atë që kemi krijuar nuk do të ishte asgjë” tha Alibeaj.

LEXO GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta

Në ditën e pestë të protestës, organizatorët kanë prezantuar pankartën zyrtare të tubimit, ku shfaqet edhe adresa e faqes së tyre informuese, “ShqiperiaNukShitet.com”. Mesazhi i...
19:03 | 04/06/2026

Dita e pestë e protestës, qytetarët gati të nisin marshimin kundra projektit të Zvërnecit

Qytetarë dhe aktivistë pritet të zhvillojnë këtë të enjte protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik në zonën e mbrojtur...
18:16 | 04/06/2026

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026