Aksidentohet i moshuari me motoçikletë në Korçë

5 Korrik 2024 | 16:51

Një i moshuar ka mbetur i plagosur në një aksident në unazën e qytetit të Korçës.

Ai ka qenë duke udhëtuar i vetëm në motor kur ka humbur ekuilibrin duke u rrëzuar nga motori dhe mbetur i plagosur.

Burime nga vendi i ngjarjes thanë se në momentin e humbjes së ekuilibrit ai ka dashur të kalojë nga njëri krah i rrugës në anën tjetër drejt një rruge dytësore, manovrim që ka sjellë edhe rrëzimin e tij.

Sipas policisë i moshuari ka qenë duke lëvizur pa skafandër ndaj e ka marrë plagë në kokë.

Nga spitali bëjnë me dije se i moshuari po merr ndihmën e parë pranë këtij spitali dhe gjendja duket e stabilizuar

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të hetuar me shume për shkaqet e këtij aksidenti.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin

I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin, studiuesi Auron Tare u shpreh se para se të vinte në emision kishte marrë një...
22:21 | 04/06/2026

Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci

I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin, studiuesi Auron Tare u shpreh se Ivanka Trump dhe Jared Kushner nuk e kanë ditur...
22:05 | 04/06/2026

Protesta për Zvërnecin, Zekthi: Ja pse njerëzit po reagojnë kështu

Po mbahet edhe këtë të enjte, në ditën e pestë, protesta e qytetarëve kundër projektit të Zvërnecit. I ftuar këtë të enjte në Now me...
21:40 | 04/06/2026