“Vuçiç ka frikë për jetën”, befason Çanak: Ja çfarë rrezikon prej Milan Radoiçiçit
Nenad Çanak, ish-politikan dhe publicist serb tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ndihet i kërcënuar nga Milan Radoçiç.
Sipas tij, arsyeja pse Serbia nuk e dorëzon Radoiçiçin, njërin kryesor të akuzuar për ngjarjen e Banjskës, në Prishtinë lidhet me frikën se nëse ky i fundit flet, zbulon lidhjet e fshehta me Rusinë.
“Kjo është shumë e thjeshtë. Vendimmarrësit në Serbi, së pari Aleksandër Vuçiç, e dinë shumë mirë se nëse dorëzojnë Radojiçiç, ai do të fillojë të flasë. Nëse ai fillon të flasë, atëherë do të hapet kutia më të vjetër e Pandorës të rrjeteve internacionale, pra me Rusinë, në të gjithë rajonin, do të zbulohet udhëheqja serbe në të gjithë këtë, do të zbulohen ministra të caktuar në qeverinë serbe, e kështu me radhë. Dhe mendoj se kjo është arsyeja pse Radojiçiç nuk do të dërgohet në Prishtinë”, tha ai.
“Urrejtje patologjike ndaj Kosovës”, Andoni: Ministrja serbe pati kurajë dhe e tha, Daçiç e thelloi
“Ministrja serbe nuk bëri gafë politike”, Ramabaja: Shqetësuese është reagimi i Shqipërisë
Pse Evropa i tha jo Serbisë? Bytyçi jep arsyet e refuzimit për anëtarësim në BE
- 09:09 Sulm masiv me dronë në Krasnodar të Rusisë, 1 i vrarë dhe 10 të plagosur
- 09:06 A mund të jetë beteja SHBA-Iran për Hormuzin një fitore për Rusinë dhe Kinën?
- 08:58 Kryeministri i ri i Britanisë premton se do të kufizojë koston e biletave të autobusëve
- 08:51 Kush është Mykhailo Drapatyi, shefi i ri i ushtrisë së Ukrainës?
- 08:44 Mamdani pranon se nuk mund ta arrestojë Netanyahun nëse viziton Nju Jorkun për Asamblenë e OKB-së, zbulon arsyen
- 08:38 Demokratët kritikojnë administratën Trump për financimin e luftës kundër Iranit