30 persona shkojnë në spitalin e Bulqizës, dyshohet se janë helmuar
Disa persona janë paraqitur ditën e sotme në spitalin e Bulqizës.
Burime konfidenciale për Euronews Albania bëjnë me dije se janë rreth 30 persona të paraqitur pranë spitalit për të marrë trajtim shëndetësor.
Paraprakisht nuk dyshohet se helmimi ka ardhur si pasojë e ujit të pijshëm. Që prej ditës së djeshme kanë filluar të paraqiten në spital gjithashtu edhe gjatë ditës së sotme.
Një pjesë dyshohet se janë helmuar nga ushqimi.
Disa janë nga fshatrat dhe lagjet e qytetit. Mes të helmuarve ka edhe fëmijë ndërsa pjesa tjetër janë të moshës 30-40 vjeçare,
Njoftimi i policisë:
Komisariati i Policisë Bulqizë, ka marrë njoftim se disa shtetas banorë të bashkisë Bulqizë, ishin paraqitur në spital për ndihmë mjekësore me simptoma helmimi.
Me marrjen e njoftimit është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të helmimit.
Në përfundim të hetimeve, do të ketë informacion më të detajuar.
“Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin
Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci
Protesta për Zvërnecin, Zekthi: Ja pse njerëzit po reagojnë kështu
- 22:23 Protestuesit marshojnë drejt Sheshit “Skënderbej”, gazetari: U dëgjua për herë të parë thirrja “Rama bashkohu me Veliajn”
- 22:21 “Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin
- 22:20 Iranianët “janë varfëruar”, teksa lufta po e shkatërron ekonominë
- 22:05 Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci
- 22:01 Rubio përkujton masakrën e Sheshit Tiananmen: Tërbohet Pekini
- 21:40 Protesta për Zvërnecin, Zekthi: Ja pse njerëzit po reagojnë kështu