Bulqizë| Shkon në 70 numri i personave që i janë drejtuar spitalit me shenja helmimi

8 Korrik 2024 | 10:34

Ka shkuar në 70 numri i personave që i janë drejtuar spitalit në Bulqizë me shenja helmimi.

Sipas burimeve për Euronews Albania, bëhet me dije se vetëm ditën e sotme janë paraqitur në spital 13 persona, me të njëjtat simptoma.

Mes tyre ka edhe fëmijë. Ende është e paqartë çfarë e ka shkaktuar helmimin e tyre, por paraprakisht nuk dyshohet që helmimi të ketë ardhur si pasojë e ujit të pijshëm.

Pacientët nuk janë nga e njëjta zonë, por nga disa fshatra dhe lagje të qytetit.

Njoftimi i policisë:

Komisariati i Policisë Bulqizë, ka marrë njoftim se disa shtetas banorë të bashkisë Bulqizë, ishin paraqitur në spital për ndihmë mjekësore me simptoma helmimi.

Me marrjen e njoftimit është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të helmimit.

Në përfundim të hetimeve, do të ketë informacion më të detajuar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e 74-vjeçarit në Kavajë, zbardhen detaje të reja nga konflikti mes dy vëllezërve

Detaje të reja kanë dalë për sa i përket ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Agonas të Kavajës, ku si pasojë...
08:13 | 25/06/2026

“Mos e çoni as ndërmend të jepni dorëheqjen”/ Rama publikon mesazhin e qytetarit: Nuk ka forcë që na ndal

Kryeministri Edi Rama këtë të enjte ka shpërndarë në “Facebook” një mesazh nga një qytetari nga Vlora i cili i bën thirrje të mos e...
08:09 | 25/06/2026

Plagosje me thikë në Sukth, daja dyshohet se plagosi nipin

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të mërkurë në Sukth, ku një 25-vjeçar ka mbetur i plagosur me mjet prerës. Sipas burimeve policore, i...
07:57 | 25/06/2026