Qershori 2024 më i nxehti që nga fillimi i matjeve
Qershori i vitit 2024 ishte qershori më i ngrohtë i regjistruar, njoftoi shërbimi i monitorimit të ndryshimeve klimatike të Bashkimit Evropian, Copernicus.
Sipas të dhënave të Copernicus, ky vit ndoshta do të kalojë vitin 2023 si më i nxehti në histori, raporton “Reuters”.
Shkencëtari Zeke Hausfader vlerëson se tani ka rreth 95 për qind shanse që viti 2024 të kalojë vitin e kaluar dhe të bëhet më i ngrohti në rekord.
Klima e ndryshuar tashmë ka sjellë pasoja shkatërruese në mbarë botën, me më shumë se 1000 njerëz që kanë vdekur nga goditja e nxehtësisë gjatë Haxhit në Mekë muajin e kaluar.
Shërbimi Copernicus i BE-së tregon se ngrohja është shkaktuar pjesërisht nga ndryshimet klimatike të shkaktuara nga ndikimi njerëzor dhe pjesërisht nga fenomeni meteorologjik El Niño.
Secili prej 12 muajve të fundit ka qenë rekord i ngrohtë, me nivele rekord të lartë të gazeve serrë nga përdorimi i karburanteve fosile, tha shkencëtarja Friederike Otto e Institutit Grantham në Kolegjin Imperial në Londër.
Ajo shtoi se muajt e ngrohtë nënkuptojnë valë më të forta të të nxehtit, si dhe shqetësime më serioze, si shirat e dendur dhe përmbytjet shkatërruese.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët