Misteri i helmimit masiv në Bulqizë, mjeku: Ushqimi përjashtohet, çfarë dyshohet
Rreth 100 persona janë paraqitur në spitalin e Bulqizës me simptoma të helmimit që nga mbrëmja e së shtunës.
Shefi i shërbimit spitalor të Bulqizës Shahin Kaja tha në një intervistë për Euronews Albania se shkaku i helmimit masiv ende nuk është zbardhur ndërsa theksoi se përjashtohet mundësia e helmimit nga ushqimi.
“Origjinën nuk e dimë dhe nuk mund të deklarohemi pa dalë analizat e ujit, gjendja shëndetësore e pacientëve paraqitet e qëndrueshme. Origjina deri në këto momente nuk është ushqimore, ka pasur raste edhe në fshatrat rreth e qark, ku nuk kemi informacione që të ketë pasur dasma apo dreka e darka. Për ujin e pijshëm duhet hetuar më tej, sepse ka pasur raste edhe në periferi që kanë ujësjellës të ndryshëm nga ai i qytetit. Janë rreth 100 persona me simptoma, marrje mendje, të vjella, dhimbje barku, shenja intoksikimi. Nuk kemi asnjë të shtruar në spital. Shumica e pacientëve janë të rritur, mbi 20 vjeç”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Në 1 gusht luan në Serbi, Kampioni Denis Buzukja: Zemra gjëja kryesore në UFC, shqiptarët e kanë këtë
Aksident në aksin Elbasan–Peqin, plagoset drejtuesi i një automjeti, shkak parakalimi i gabuar
Fraksioni i “Toyota Yaris”, kalon për gjykim dosja ndaj ish-hetueses së BKH-së Eriona Daupaj
- 17:36 Presidenca qipriote e BE-së mbështeti integrimin e Shqipërisë, Hoxha pritet nga krerët më të lartë të shtetit
- 17:20 Në 1 gusht luan në Serbi, Kampioni Denis Buzukja: Zemra gjëja kryesore në UFC, shqiptarët e kanë këtë
- 17:11 Kina kundërshton sanksionet e reja të SHBA-së ndaj Kubës
- 16:58 Aksident në aksin Elbasan–Peqin, plagoset drejtuesi i një automjeti, shkak parakalimi i gabuar
- 16:42 Numri i të zhdukurve nga tërmetet në Venezuelë po rritet, fati i 10,000 personave është i panjohur
- 16:31 Fraksioni i “Toyota Yaris”, kalon për gjykim dosja ndaj ish-hetueses së BKH-së Eriona Daupaj